Gazeta Shqiptare

Shkodër, vritet me plumb në kokë pronari i servisit të makinave

Familjarët e 60- vjeçarit në polici: Nuk kemi konflikte me askënd Mehdi Kavaja u gjet i pajetë nga fqinji i tij

-

Një 60- vjeçar nga Shko dra është gjetur i vdekur në servisin e makinave në pronësi të tij, ndërsa dyshohet se është vrarë me plumb në kokë. Bëhet fjalë për Mehdi Kavajën, i cili bënte riparime dorezash të automjetev­e. Fillimisht u mendua se vdekja e Kavajës ka qenë për shkaqe natyrale ( se ka pasur hemorragji në kokë), por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizë­s mjeko- ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij. Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në lagjen "Tophanë" ( ose "Salo Halili"), policia e qytetit verior ka nisur hetimet. Sipas bluve gjatë këqyrjes së trupit të pajetë është konstatuar një vrime në kokën e 60- vjeçarit dhe pas autopsisë është gjetur edhe një trup i huaj që dyshohet se është një plumb që më pas i ka marrë jetën. "Më datë 18.06.2018, në ora 15: 30, jemi njoftuar se në lagjen Salo Halili, Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shtetasi M. K. 60 vjeç, banues i lagjes "Salo Halili". Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizë­s mjeko- ligjore për përcaktimi­n e llojit të dëmtimit. Në vendngjarj­e po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidental­e", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka parë të shtrirë në tokë shtetasin Mehdi Kavaja pranë servisit të tij në afërsi të xhamisë së Tophanës. Menjëherë fqinji ka njoftuar ambulancën, e cila ka bërë edhe transporti­min e 60- vjeçarit në spitalin rajonal të Shkodrës. Edhe mjekët fillimisht menduan se vdekja e pronarit të servisit të makinave ka ardhur nga shkaqe natyrale, por pas ekspertizë­s u konstatua se 60- vjeçari kishte një vrimë në kokë dhe dyshohet se dikush e ka qëlluar atë me plumb. Mehdi Kavaja kishte vite që punonte në servisin e tij në lagjen "Tophanë" ku merrej me riparimin e dorezave të automjetev­e. Burime pranë familjarëv­e bëjnë me dije se 60- vjeçari nuk kishte konflikte me askënd. Ende nuk ka një pistë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërsa mbeten mister rrethanat. Policia vendore e Shkodrës po heton intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 ??  ?? 60- vjeçari Mehdi Kavaja
60- vjeçari Mehdi Kavaja
 ??  ?? Vendi ku ndodhi njarja
Vendi ku ndodhi njarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania