Gazeta Shqiptare

Vrasja në Milot, vëllai i autores në polici: Violeta do divorcohej nga burri, e keqtrajton­te

"Ditën që ndodhi ngjarja na tha se do shkonte të merrte rrobat te banesa e të shoqit" "Motra iku nga shtëpia e të shoqit dhe erdhi te ne. Më ka treguar shenjat e dhunës në trup"

-

Violeta kishte vendo sur të divorcohej nga bashkëshor­ti dhe ishte nisur për te shtëpia e saj në Rrëshen për të marrë vajzën dhe rrobat. Me vete mori edhe kunatën, gruan time, që ta ndihmonte me rrobat. Di që kanë pasur konflikte të vazhdueshm­e dhe për këtë, motra iku nga shtëpia. Ajo më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup". Kështu ka deklaruar në polici vëllai i 35- vjeçares, e cila mëngjesin e së dielës ekzekutoi me katër plumba pistolete bashkëshor­tin, Kujtim Donaj. Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në tregun e Milotit, burime nga policia e Kurbinit bënë me dije se dyshohet që krimi brenda familjes të ketë ndodhur për shkak të marrëdhëni­eve të tensionuar­a të çiftit. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes, autorja e ngjarjes së rëndë, Violeta Donaj është shprehur se babai i dy fëmijëve të saj konsumonte alkool herë pas here, ishte i dhunshëm dhe shpenzonte para në bixhoz. Po të njëjtat burime pohuan se 35- vjeçarja ka shprehur pendesë për krimin, ndërsa ndodhet në gjendje shoku. Për këtë shkak ajo do të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Edhe familjarët e autores së krimit janë shprehur se Kujtim Donaj luante bixhoz dhe e dhunonte fizikisht bashkëshor­ten e tij. Madje, dhuna e vazhdueshm­e fizike u bë shkak që Violeta të merrte vendimin për t'u divorcuar nga i shoqi. Ndërkaq, në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë janë hapur dyert e mortit. 42- vjeçari, i cili ishte tregtar në tregun e Milotit u përcoll pasditen e djeshme në banesën e fundit. Të afërmit e viktimës kërkojnë të dinë se cili është personi që i dha pistoletën 35- vjeçares.

DËSHMIA E VËLLAIT TË VRASËSES

Një ditë para vrasjes së Kujtim Donajt, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Mësohet se viktima kishte lënë shuma të konsiderue­shme në bixhoz, ndërsa e dhunonte sistematik­isht autoren e krimit, e cila disa ditë më parë është larguar së bashku me vajzën për tek banesa e vëllait të saj. Ky i fundit ka thënë në polici se 35vjeçarja kishte disa ditë që ishte larguar nga shtëpia bashkëshor­tore, ndërsa mëngjesin e së dielës, kur edhe ndërmori aktin e rëndë, ajo u ka thënë familjarëv­e se do shkonte në shtëpinë e saj për të marrë rrobat e saj dhe të vajzës. Nëna e dy fëmijëve, një vajze 14- veçare dhe një djali 7vjeçar e shoqëruar edhe nga kunata ( nusja e vëllait) ka marrë rrugën nga shtëpia e prindërve për në shtëpinë e saj, por askush nuk di të thotë me saktësi pse ndaloi në treg, aty ku Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgë. Vëllai i saj distancohe­t nga akti i rëndë, ndërsa shprehet se nuk e ka idenë se ku mund ta ketë gjetur armën e krimit Violeta. Ajo që di të thotë me siguri është fakti se e motra kishte shenja dhune në trup dhe konflikte të vazhdueshm­e me bashkëshor­tin e saj, që e kishin detyruar të ikte nga shtëpia. "Ne s'kemi pasur dijeni në lidhje me ngjarjen. Di që kanë pasur konflikte të vazhdueshm­e dhe për këtë motra iku nga shtëpia. Violeta më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup, ndërsa nuk dija asgjë për veprimet që do të kryente. Dje ( të dielën) në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të mer- rte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshor­ten time", - ka thënë vëllai i 35- vjeçares së arrestuar për vrasje. Mësohet se 35- vjeçarja është shoqëruar nga kunata deri tek tregu, e aty i ka thënë se du- het të mbaronte një punë. Ajo është afruar tek Kujtimi, kanë debatuar e më pas ka zbrazur armën drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Violeta Donaj akuzohet për veprat penale: "Armëmbajtj­es Në gjendje të rëndë psikologji­ke, Violeta Donaj ka deklaruar gjatë shoqërimit në polici se shkak për aktin ekstrem ishte bërë dhuna sistematik­e nga i shoqi, e cila vinte si pasojë e xhelozisë që kishte ndaj saj Kujtimi. Po ashtu, bazuar në deklaratat e gruas, bashkëshor­ti luante në lojëra fati, gjë që kishte ndikuar në krijimin e vështirësi­ve financiare.

pa leje" dhe "Vrasje me paramendim". Burime pranë policisë së Kurbinit pohuan se 35vjeçarja nuk kishte depozituar asnjëherë ndonjë denoncim për dhunë në familje, çka rëndon pozitat e saj.

 ??  ?? Viktima Kujtim Donaj
Viktima Kujtim Donaj
 ??  ?? 35- vjeçarja e arrestuar, Violeta Donaj
35- vjeçarja e arrestuar, Violeta Donaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania