Gazeta Shqiptare

Goditi bashkëshor­ten me sqepar në kokë dhe në trup, arrestohet 65- vjeçari

Nëna e 3 fëmijëve, Antoneta Myrtaj: Kam frikë se do më vrasë

-

MEMALIAJ - Një tjetër krim në familje ka ndodhur në jug të vendit. Një 65vjeçar nga Memaliaj ka goditur me sqepar gruan e tij 57- vjeçare, e cila fatmirësis­ht ka shpëtuar nga vdekja dhe fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" të Gjirokastr­ës. Mësohet se Ferik Myrtaj e ka goditur disa herë të shoqen me sqepar në kokë e trup, por pavarësish­t kësaj, policia e ka arrestuar atë për veprën penale "Dhunë në familje". "Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastë­r u bë arrestimi në flagrancë i Ferik Myrtajt, 65 vjeç, banues në Memaliaj. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta ( sqepar) në kokë e trup bashkëshor­ten A. M., 57 vjeçe, banuese në Memaliaj", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastr­ës. Ndërkaq, 57- vjeçarja ka treguar se Feriku nisi ta godiste në mes të rrugës mbrëmjen e së dielës, pasi kishte pirë.

"Më shpëtuan kalimtarët. Iu luta që të mos më qëllonte. Kam frikë se do më vrasë, kur të dalë", u shpreh Antoneta Myrtaj. Ndërkaq, ajo ndihet e frikësuar se çfarë do ndodhë më pas mes saj dhe bashkëshor­tit. Antoneta tha se kanë tri vajza dhe burri që tashmë ndodhet pas

hekurave iu ka thënë të bijave se ishte penduar. Por edhe pas gjithë atyre vuajtjeve, gruaja akoma pretendon ta falë bashkëshor­tin dhe nuk e di se çfarë do të bëjë. "Në rini më rrihte, por e duroja, por kjo e fundit i ka kapërcyer limitet", pohoi 56- vjeçarja.

 ??  ?? 57- vjeçarja Antoneta Myrtaj, në spitalin e Gjirokastr­ës
57- vjeçarja Antoneta Myrtaj, në spitalin e Gjirokastr­ës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania