Gazeta Shqiptare

Ministrja bullgare: Javën tjetër mund të jepet drita jeshile për negociatat me Maqedoninë

"Maqedonia e Veriut", priten të hapen diskutimet për në BE

-

Zv.

kryeminist­rja dhe min istrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, ka deklaruar se pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Këshilli për Çështje të Përgjithsh­me në BE, me të cilin kryeson ajo, javën e ardhshme mund të japë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. "Në mbledhjen e Këshillit do të diskutohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër,

EKATERINA ZAKHARIEVA:

"Në mbledhjen e Këshillit do të diskutohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohe­t në mbledhjen e Këshillit të Evropës më 29 dhe 30 qershor",- tha Zakharieva për "Nova TV" bullgare.

zgjidhja mund të konfirmohe­t në mbledhjen e Këshillit të Evropës më 29 dhe 30 qershor",- tha Zakharieva për "Nova TV" bullgare. Ajo shtoi se entuziazmi për zgjerim i disa vendeve anëtare nuk është i madh, por tha se Maqedonia meriton dhe duhet t'i jepet perspektiv­ë e qartë. Zakharieva përsëriti

edhe një herë qëndrimin se Bullgarisë i intereson që Maqedonia të jetë stabile dhe të integrohet drejt NATO- s dhe BE- së. Ajo tha se marrëveshj­a mes Maqedonisë dhe Greqisë në asnjë mënyrë nuk do ta rrezikojë marrëveshj­en për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes, e cila u nënshkrua vitin e kaluar nga kryeminist­rat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov. Ligji për ratifikimi­n e marrëveshj­es mes Greqisë e Maqedonisë së Veriut, të hënën pritet të kalojë në Qeveri, ndërsa më pas do të dërgohet në Kuvend për mi- ratim. Për miratimin nevojitet shumicë e thjeshtë, konkretish­t shumica e të pranishmëv­e në sallë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ' pro'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania