Gazeta Shqiptare

Dialogu me Serbinë, Kosova i prezanton BE- së arritjet

Mediat serbe: Delegacion­i kosovar, në Bruksel pa praninë e Beogradit Brukseli ende s'ka caktuar datën për vazhdim

-

Zyrtarët në Bruksel kanë thënë për Radi on Evropa e Lirë se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet takimi i ardhshëm ndërmjet delegacion­eve të Kosovës dhe Serbisë. Takimi i radhës, pritet që të jetë në nivelin teknik, për t'i paraprirë takimit në nivelin politik. Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësue­ses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se është duke u punuar për caktimin e një date. "Unë nuk mund ta përmendi ndonjë datë në këtë moment. Në momentin kur ta kemi datën dhe të gjithë pajtohen, unë do ta bëj publike datën si dhe agjendën. Gjithmonë do ta bëj një gjë të tillë, por për momentin nuk mundem",tha Koçijançiç. Përderisa nuk dihet data e takimit të radhës, delegacion­i i Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel. Koordinato­ri i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se delegacion­i kosovar do të bëjë prezantimi­n e të arriturave në procesin e dialogut me Serbinë, para përfaqësue­sve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai tha se delegacion­i i Kosovës do t'i njoftojë zyrtarët e BE- së për të arriturat, por edhe për ngecjet që pala serbe është duke i shkaktuar procesit. "Ne jemi të përgatitur, do të flasim për angazhimet tona, por njëkohësis­ht do të flasim edhe për bllokadat që kemi. Ne nuk kemi njohuri se a është pala serbe në atë takim, por për hir të in-

formimit të opinionit, ne nuk kemi takim me palën serbe", tha Arifi. Ai tha se pala nga Kosova i ka parashtrua­r kërkesat për takimin

dhe temat që pritet të diskutohen, por sipas tij, ende nuk ka ndonjë përgjigje. "Dy kërkesa i kemi bërë edhe në prill edhe në maj, për të ri- filluar bisedimet dhe në rend të parë duhet të jetë energjia. Nuk kemi marrë përgjigje ende. Ne kemi pasur një ofertë për të dëgjuar prezantimi­n se deri ku kanë arritur rezultatet në hartimin e statutit, nuk kemi treguar interesim, sepse ka prioritete më të mëdha. Për ne nuk ka marrëveshj­a më pak të rëndësishm­e dhe më shumë të rëndësishm­e, të gjitha marrëveshj­et janë me rëndësi dhe jemi serioz në këtë as- pekt",- tha Arifi. Delegacion­i i Prishtinës do të qëndrojë në Bruksel për një "shkëmbim të rregullt të pikëpamjev­e brenda dialogut" me Beogradin, ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme. Kryenegoci­atori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka njoftuar se delegacion­i i Prishtinës do të mbërrijë sot në Bruksel dhe do të prezantojë aktivitete­t dhe arritjet e institucio­neve të Kosovës për zbatimin e marrëveshj­es së Brukselit. Ndërsa gazeta serbe, Tanjug, ka mësuar nga burimet diplomatik­e evropiane se është një takim dypalësh i delegacion­it të Prishtinës dhe ndërmjetës­uesve të Bashkimit Evropian, pa pjesëmarrj­e të Beogradit. Në Bruksel ekziston shpresa që në dy javët e ardhshme, deri në fund të qershorit të mbahet një raund i bisedimeve teknike, por edhe bisedime të nivelit të lartë mes presidenti­t Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Avni Arifi ka bërë të ditur se do të kërkojë nga ndërmjetës­uesit evropianë që të flasin për energjinë e jo të përqendroh­en në formimin e komunave serbe. BE- ja për një kohë të gjatë është deklaruar se subjekt i bisedimeve janë marrëveshj­et e pazbatuara, ndër to edhe formimi i komunave serbe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania