Gazeta Shqiptare

Belgjikë me "tri yje", Panamaja rezistoi vetëm një pjesë loje

Fraksioni i parë mbyllet 0- 0 dhe pa goditje në portë, më pas "djajtë" shpërthyen në 45 minutat e dyta Mertens dhe Lukaku me dy gola vulosën ndeshjen

-

Askush, madje as vetë lojtarët belgë nuk do ta kishin menduar që do të hasnin kaq shumë vështirësi. Panamaja bën rezistencë, ndërsa Belgjika nuk arrin të gjejë pasimin vendimtar në gjithë gjysmën e parë të takimit. Në minutën e 12të Hazar nuk përfiton nga gabimi i Ramon Torresit që kthen keq për portierin, ndërsa të besuarit e Martinezit nuk arrijnë të ekzekutojn­ë siç duhet një skemë nga kornia, me Mertens që gjuan jashtë. Në të 22- ën është De Bryjn që provon nga distanca, por edhe ky pa koordinata­t e duhura. Provojnë sërish "djajtë kuqezi" katër minuta më pas. Hazar bën gjithçka vetë, por gjuajtja e tij nuk kërcënon portën e Penedos. Panamaja shfaqet për herë të parë vetëm në minutën e 35- të, kur Koper gjen Rodrigezin në zonë, por mbyll në këndore mbrojtja belge. Hazar përpiqet dhe njëherë në minutën e 38- të, kur shërbehet nga Munie në zonë, gjuan fort, por Penedo grushton në këndore. 3 minuta më pas edhe njeherë Belgjika që provon. De Bryjn harkon nga goditja e dënimit, Mertens gjuan fluturimth­i me topin që del ngjitur me shtyllën. Pjesën e parë e mbyll Panamaja në sulm, me Koperin që provon të befasojë Kurtuan nga largësia, por asnjë kërcënim. Me rrjeta të pa- prekura përfundoj fraksioni i parë, ndërsa në të dytin Belgjika e korrigjon shënjestrë­n menjëherë. Minuta e 47- të. Krosim nga e djathta dhe në largimin e topit me kokë nga Eskobar, vjen Mertens që fluturimth­i gjuan shkëlqyesh­ëm dhe e çon topin në trekëndësh­in e largët. Panamaja përpiqet të reagojë dhe në minutën e 54të mund të kishte befasuar belgët, nëse Murijo do të ishte më gjakftohtë përballë Kurtuas, që mbyll pasqyrën e portës. Shfaqet sërish Panamaja pak çaste më vonë, por Barcenas nuk do ta kërcënojë kuadratin e Kurtuas. Belgjika kërkon golin e dytë dhe do të hedhë shumë topa në zonë, por gjithçka do të konkretizo­het në minutën e 69- të, kur De Bryjn vallëzon në zonë dhe me të jashtmen e së djathtës pikturon një assit për Romelu Lukakun, që me kokë nuk gabon duke dyfishuar rezultatin. 2- 0 dhe Belgjika çlirohet. Madje do të shënojë prapë vetëm 6 minuta më pas. Sërish me Romelu Lukakun, që finalizon mjaft mirë një kundërsulm të Belgjikës. 3- 0 dhe sfida është në kasafortë. Belgjika ul ritmin, ndërsa Panamaja përpiqet të shënojë golin historik. Madje mund ta kishte realizuar nëse Tehada do të ishte pak më i shpejtë. Në fund dhe një tjetër mundësi me Eskobar, që shkarkon të djathtën, por bllkon në shtyllën e parë Kurtua. Përfundon 3- 0 ndeshja për Belgjikën, që siguron tre pikët e para në këtë kupë bote.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania