Gazeta Shqiptare

Prenë hekurat e dritares, arratisen 3 shqiptarë nga qelitë e paraburgim­it në Greqi

Të arrestuari­t, nën akuzë për 72 vjedhje me mbi 400.000 euro

-

GREQI - Tre shtetas shqiptare të arrestuar për vjedhje në Greqi, janë arratisur ditën e djeshme nga policia e lagjes "Argjirupi" Athinë pasi kanë sharruar hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra. Arratisja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Mësohet se të arrestuari­t ishin pjesë e një bandë me 5 anëtarë, të cilët u

GRUPI KRIMINAL

Arratisja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Mësohet se të arrestuari­t ishin pjesë e një bandë me 5 anëtarë, të cilët u kapën me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me mbi 400.000 euro.

kapën me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me mbi 400.000 euro. "Banda përdorte metodë të caktuar vjedhjeje, përcaktoni­n shtëpinë pasdite dhe

natën persona të trajnuar hapnin dyer e dritare dhe rrëmbenin para dhe bizhuteri të shtrenjta",- thuhej në deklaratën për shtyp të policisë greke, pas arrestim- it të grupit kriminal. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarët hajdutë janë të specializu­ar në alpinizëm - kacavjerrj­e dhe kështu arrinin të hapnin shtëpi të pallateve shumëkatës­he". Tre të arratisuri­t do përballen dhe me akuzat e tregtisë së drogës pasi në shtëpinë e kapobandës u sekuestrua­n 18 kg kanabis dhe 3 peshore. Sakaq edhe pse policia greke është vënë në ndjekje të tyre, shqiptarët e arratisur nuk janë kapur. Mësohet se policia greke ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen e të arratisurv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania