Gazeta Shqiptare

Tatzgern për Shqipërinë: Nëse ngrihen qendra për azil, duhet forcuar policia

Drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit në Austri: Do çojmë personel në kufirin greko- shqiptar "Ka grupe trafikantë­sh me 20- 60 kriminelë"

-

Mediet e huaja e sido mos ato gjermane po i mëshojnë mundësisë së ngritjes së qendrave të refugjatëv­e në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit. Në një intervistë për "Deutche Welle"- n, Gerald Tatzgern, drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalis­tikës në Austri deklaroi dje se Vjena do ta mbështesë konkretish­t Shqipërinë. Tatzgern pohon se një numër i madh njerëzish po marrin rrugën drejt Austrisë e Gjermanisë. Bëhet fjalë për 50- 60 mijë persona, ndërsa mbi 17 mijë vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë kanë për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë.

Vala e refugjatëv­e drejt Europës nuk ka të ndalur. Së fundmi, ju e keni cilësuar gjendjen si "shumë të rrezikshme". Çfarë e bën atë kaq të rrezikshme?

Gjendja është gjithmonë e rrezikshme, kur ne dallojmë se si grupimet e ndryshme të trafikantë­ve i kushtohen gjithnjë e më shumë trafikimit, sepse shumë njerëz nga këto rajone marrin rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë. Në bëjmë fjalë këtu për një masë prej 50.000- 60.000 persona, më shumë se 17.000 vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë, marrin për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë.

Austria duket se e ka një plan, mediat flasin shumë për kampet e refugjatëv­e që do të ngrihen në Shqipëri. Asnjëra palë nuk i ka hedhur poshtë këto plane, sa konkret është ky plan?

Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohe­t, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra, ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë se nuk duam t'ua lëmë trafikantë­ve në dorë se kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo.

Shqipëria përmendet si një nga këto vende. A mundet ky vend ta përballojë një barrë të tillë?

Nuk mund t'i përgjigjem kësaj nga këndvështr­imi i policisë dhe kriminalis­tikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështr­imi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësish­t se ku, atëherë ne duhet t'i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminalit­eti, ku vajzat e gratë të shfrytëzoh­en apo ku trafikantë­t të zbulojnë

fusha të reja veprimi. A ka plane për këtë? Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës ( Zyra Federale e Austrisë për Kriminalis­tikën shën. red.) në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkët­a në kufirin greko- shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetje­s me asistencë teknike, këtë do ta komunikojm­ë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t'i

forcojmë si duhet. Mbështetja jonë do të jetë edhe me personel.

Nëse ngrihen qendra të tilla a nuk përbën kjo rrezik edhe për sigurinë e këtyre vendeve, BE ka një problem më pak, këto vende një problem më shumë?

E kemi parë disa herë se në mesin e emigrantëv­e gjenden edhe simpatizan­të të ISIS- it. Ne punojmë me të gjitha autoritete­t në Ballkan në mënyrë që të pen- Partia më e madhe opozitare në Greqi, Demokracia e Re, kërkon që teksti i marrëveshj­es së pritshme midis Athinës dhe Tiranës t'i jepet parlamenti­t para se të nënshkruhe­t. Shefi i Departamen­tit të Jashtëm të kësaj partie, Jorgos Koumoutsak­os, ka kërkuar interpelan­cë me ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias. Koumoutsko­s komenton se nga pala shqiptare nuk përjashtoh­et që negociatat të finalizohe­n deri në samitin e radhës të BE- së, më 28- 29 qershor.

gojmë që të krijohet një problem i tillë sigurie në të gjithë rajonin. Aktualisht mund të llogarisim se luftëtarë të caktuar kërkojnë të zbarkojnë këtu dhe përdorin për këtë trafikantë­t për t'i çuar në vende të tjera. Por për momentin nuk ka të dhëna se ndonjë shtet i caktuar në Ballkan po rrezikohet.

Nëse qendrat e refugjatëv­e zhvendosen në Shqipëri apo Ballkan, a nuk do të krijojë kjo hapësira të

reja për grupet e trafikimit? Si e shihni gjendjen aktualisht në Ballkan?

E vështirë të japësh një përgjigje, sepse kur shumë njerëz i kushtohen kësaj pune, trafikimit, atëherë krijohen grupime gjithnjë e më të vogla. Pra nuk është se kemi një "kapo" që e ka në dorë të gjithë trafikimin në Ballkan. Por megjithatë, kemi të dhëna se në disa vende, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka njerëz aktivë që kanë rol drejtues në këto

grupe trafikimi. Ka grupe trafikantë­sh me 20 vetë, por edhe deri në 60 kriminelë.

Grupime që janë aktivë dhe që mund të forcohen në Shqipëri, nëse vijnë qendrat e reja...

Nuk e besoj, sepse gjithçka do të ishte e kufizuar në një vend. Kemi pasur një përvojë në Austri, ku në qendrën më të madhe të azilit në Austri zhvilluam masivisht hetime dhe arritëm që të identifiko­nim shumë trafikantë dhe t'i arrestonim.

 ??  ?? Gerald Tatzgern, drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalis­tikës në Austri
Gerald Tatzgern, drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalis­tikës në Austri
 ??  ?? Komisioni Europian gjatë një prej sesioneve të tij
Komisioni Europian gjatë një prej sesioneve të tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania