Gazeta Shqiptare

Zbardhet draftrekom­andimi i Këshillit të BE: Hapim negociatat me Shqipërinë

"Vetingu të japë rezultate të prekshme para konferencë­s ndërqeveri­tare" "Dialog konstrukti­v qeveri- opozitë për integrimin"

-

Bashkimi

Europian pritet të hapë negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë, por pa një datë. Në draftrekom­andimin e Këshillit të BE- së, publikuar nga Vizion Plus, thuhet se ka nevojë kritike që Shqipëria të vijojë progresin në reformën në drejtësi. Ky draft tashmë është duke u shqyrtuar nga të gjithë vendet anëtare, përpara takimit të 28- 29 qershorit. Në këtë dokument, propozohet nisja e bisedimeve, ndërsa nuk jepet koha për uljen në tryezë. "Këshilli vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Me qëllim mbajtjen e Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidoj­ë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsion­it në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e reformave së lartpërmen­dur nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të një raporti të Komisionit përpara Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare",- thuhet në draft rekomandim­in e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ndërkaq vlerësohen arritjet e Shqipërisë, veçanërish­t në 5 prioritete­t e vendosura më parë nga Komisioni. "Këshilli përshëndet progresin e qëndrueshë­m të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritete­t kyçe. Ristruktur­imi institucio­nal i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur themeli i një reforme gjithëpërf­shirëse të drejtësisë. Procesi i rivlerësim­it për gjyqtarët dhe prokurorët ka filluar të japë rezultatet e para të prekshme, duke përfshirë edhe anëtarët e lartë të gjyqësorit, nën mbikëqyrje­n e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë bashkëpuni­min e saj të mirë me Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të zhvillojë progresin e konsiderue­shëm deri tani dhe të ndjekë intensivis­ht reformën e drejtësisë, që syn-

on rritjen e pavarësisë, llogaridhë­nies, profesiona­lizmit dhe efikasitet­it të sistemit gjyqësor, sidomos nëpërmjet avancimit të mëtejshëm të procesit të verifikimi­t, i cili është vendimtar",- vijon më tej, rekomandim­i. Po kështu Këshilli thekson se dialogu i qëndrueshë­m dhe konstrukti­v mes qeverisë dhe opozitës për reformat e kërkuara nga BE mbetet kyç për të avancuar me axhendën e refor-

mave në përfitim të qytetarëve dhe afrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Në një nga pikat e tij ky rekomandim përmban sugjerimin se Këshilli mirëpret rolin konstrukti­v të Shqipërisë në bashkëpuni­min rajonal. Këshilli mirëpret intensifik­imin e dialogut me vendet fqinje për të adresuar çështjet e rëndësishm­e dypalëshe si dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mire, të cilat mbeten Në draft propozimin e formuluar para pak ditësh thuhet se Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së azilkërkue­sve ku i kërkon Komisionit Europian të sigurohet që Shqipëria të vazhdojë angazhimin në uljen e numri të kërkesave për azil. Kërkohet zgjidhja e mosmarrëve­shjeve dypalëshe dhe shmangia e deklaratav­e që ndikojnë negativish­t në marrëdhëni­et fqinjësore.

esenciale. Por dokumenti mbetet ende në diskutim nga të gjithë vendet dhe duket se oponenca më e fortë po bëhet nga Franca dhe Presidenti Macron, i cili ende vijon të jetë skeptik për pranimin e vendeve të reja në Bashkimin Europian. Gjithsesi, pritet që më datë 26 drafti të diskutohet mes ministrave të Jashtëm, të cilët më pas do t'ia adresojnë atë krerëve të shteteve të Unionit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania