Gazeta Shqiptare

Meta i kërkon Hungarisë të ndikojë në arritjen e konsensusi­t brenda BE

Çelja e negociatav­e për Shqipërinë, presidenti takon homologun hungarez

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta u prit dje, në Hungari nga Presidenti i Republikës së Hungarisë, János Áder, në Sheshin Szent György. Pas ceremonisë së lartë zyrtare, Meta diskutoi me homologun e tij. Presidenti Meta shprehu, gjithashtu, mirënjohje­n për mbështetje­n e qartë dhe konsistent­e të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidenti kërkoi mbështetje­n e Hungarisë për arritjen e konsensusi­t brenda Këshillit të BEsë dhe mbështetje­n e rekomandim­it të Komisionit për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke u ndalur në bashkëpuni­min dypalësh, Presidenti Meta nënvizoi faktin se bashkëpuni­mi ekonomik e tregtar duhet t'i përgjigjet marrëdhëni­eve të shkëlqyera politike dhe potenciale­ve që dy vendet kanë, si në pasuri natyrore ashtu dhe në ato njerëzore. Rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqytete­ve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpuni­m të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve ta festojmë 100- vjetorin e vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e me rezultate shumë pozitive edhe në këtë drejtim, - nënvizoi Presidenti Meta. Më tej ata u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e kërcënimet me të cilat vendet e këtij rajoni po përballen. Presidenti hungarez Áder e siguroi Presidenti­n Meta për mbështetje­n e Hungarisë, si në drejtim të integrimit europian, ashtu edhe për nxiten e mëtejshme të bashkëpuni­mit ekonomik midis dy vendeve. Gjatë kësaj vizite zyrtare Meta pati takime edhe me kryeminist­rin dhe kryetarin e parlamenti­t hungarez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania