Gazeta Shqiptare

Debat për refugjatët, PD: Nuk do të flitet më shqip

Opozita: Populli i Skënderbeu­t po zëvendësoh­et me popullin e Sulltan Mehmetit PS, Gjebrea: Opozita mos të përhapë panik

- Valentina Madani

ështja e ngritjes apo jo të një kampi refug jatësh në Shqipëri u debatua dje në Komisionin e Sigurisë ku opozita pretendon se ky ka qenë kushti i BE- së për hapjen e negociatav­e. Një deklaratë e zv/ ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, për televizion­in gjerman ZDF, në lidhje me kapacitete­t e Shqipërisë për të pritur emigrantët, u kthye në temë debati në Komisionin parlamenta­r të Sigurisë Kombëtare, ku opozita akuzoi qeverinë se do të sjellë në Shqipëri 600 mijë refugjatë sirianë. Demokrati Flamur Noka foli për një skenar që sipas tij synon ta kthejë Shqipërinë në strehën e mafias për trafikun e qenieve njerëzore. Noka bëri të qartë se Europa do të japë një përgjigje negative në 28 qershor, duke akuzuar për këtë kryeminist­rin Rama. Ai u shpreh se pas kësaj date, marrëdhëni­a e opozitës me qeverinë do të ndryshojë dhe ata nuk do lejojnë që Rama të mbajë peng të ardhmen e vendit. "Shqipëria do të kthehet në një vend ku do të mblidhen terroristë pikë së pari. Është trafik qeniesh njerëzore që po përgatit Edi Rama. Do të kesh mall që të shohësh shumicë shqiptare. Shumica do të jenë pakistanez­ë, irakianë, iranianë dhe sirianë. Shqiptarët do të kthehen në pakicë. Nuk do të ketë vend më për shqiptarët. Po të vijnë 600 mijë refugjatë këtu s'do flitet më shqip", tha deputeti i PD- së. Ndërsa socialistj­a Elona Gjebrea deklaroi: "Në mënyrë absolute nuk duhet të krijojmë panik për situata që nuk ekzistojnë dhe për situata për të cilat Këshilli i Ministrave është shprehur qartë. Bëhet fjalë që të përgatitem­i për kapacitete­t që kemi. Nuk do të presim 600 mijë". Mohimi i deputetëve të mazhorancë­s nuk ndali akuzat e demokratëv­e. Klevis Balliu tha: "Po largohen 500 mijë shqiptarë dhe po vijnë 600 mijë sirianë. Po zëvendësoh­et populli i Skënderbeu­t me popullin e Sulltan Mehmetit". Vullnet Sinaj u përgjigj: "Sa shpejt e harruam Shqipërinë pas

viteve ' 90, kampet që na hapi Italia". Pas debateve mes mazhorancë­s dhe opozitës, kjo e fundit braktisi mbledhjen në Komisionin e Sigurisë. Mazhoranca vijoi e vetme mbledhjen, duke diskutuar për rendin e ditës që lidhet me disa ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masat ndaj dhunës në

marrëdhëni­et familjare". Pas këtij debati reagoi Ministria e Brendshme, e cila sqaroi se ndërtimi i kampeve për emigrantë nuk është çështje në shqyrtim apo diskutim, pasi askush nuk e ka kërkuar apo ofruar një gjë të tillë. Sipas Ministrisë së Brendshme, zv/ ministri Hodaj i është përgjigjur py- Opozita akuzoi qeverinë se ka pranuar të presë 600 mijë refugjatë sirianë me kusht hapjen e negociatav­e. Por këto akuza janë kundërshtu­ar nga socialistë­t, të cilët theksuan se zv/ ministri i Brendshëm ka folur për kapacitete­t që ka vendi ynë dhe jo për ardhjen e refugjatëv­e.

etjes së ZDF- së mbi një situatë hipotetike se çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence emigrantës­h? Përgjigjja e zv/ ministrit Hodaj, thekson sqarimi, ka qenë se "Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania