Gazeta Shqiptare

Berisha: Antishqipt­ari gati të pranojë ish- terroristë­t e ISIS

Ish- kryeminist­ri: O sot, o kurrë të përmbysim Ramën

-

Kryeminist­ri

Edi Rama i ka mohuar lajmet dhe zërat se në Shqipëri do të ngrihet një kamp që do të presë qindra mijëra refugjatë, ndërkohë që Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, ka propozuar që krerët e BE- së të krijojnë "platforma rajonale të zbarkimit" jashtë Bashkimit Evropian. Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet për këtë"- thuhet në artikullin e Politico. eu. Pas kësaj reaguar dje ish- kryeminist­ri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale, bën thirrje për të rrëzuar kryeminist­rin Rama dhe qeverinë e tij. Berisha akuzon pasardhësi­n e tij si antishqipt­ar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka kundër vendit të tij. "O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë! Ky antishqipt­ar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka: Të shesë detin! Të shesë tokën! Të pranojë qindra mijëra ish- terroristë të ISIS në Shqipëri!

THIRRJA

"O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë! Ky antishqipt­ar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka: Të shesë detin! Të shesë tokën! Të pranojë qindra mijëra ish- terroristë të ISIS në Shqipëri!",- tha z. Berisha.

Të përzë nga Shqipëria rininë, të ardhmen e saj! O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë nga sundimi shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetjake dhe kombëtare të shqiptarëv­e!",- shkruan ishkryemin­istri Sali Berisha.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Komisionit Parlamenta­r të Sigurisë
Mbledhja e djeshme e Komisionit Parlamenta­r të Sigurisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania