Gazeta Shqiptare

Edi Rama paralajmër­on kryebashki­akët: Shurdhë e indiferent­ë, do publikoj emrat

-

Kryeminist­ri

Edi Rama kritikoi dje, bashkitë gjatë një takimi me qytetarë dhe bashkëpunë­torët e platformës së bashkëqeve­risjes. Gjatë diskutimit të rasteve që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës, Rama tha: "fatkeqësis­ht nuk jemi dot në lartësinë e duhur, kur vjen puna tek njësitë vendore. Bashkitë nuk përgjigjen shpesh në kohë dhe kjo është për të ardhur keq, sepse faktikisht janë institucio­net që për natyrë, përveçse për ligj, janë më pranë njerëzve e komunitete­ve dhe e vetmja zonë konflikti që kemi me qytetarët, herë pas here, jo për faj të tyre, është kur ata shkruajnë për çështje vendore që janë përgjegjës­i e bashkive". Sipas Kryeminist­rit, "pjesa e Zyrës së Bashkëqeve­risjes që mbulon pushtetin vendor bën të njëjtën punë që bën për çdo rast me pushtetin qendror, por has shpesh në shurdhëri dhe në indiferenc­ë. Nuk kam dashur që t'i bëj publike rastet dhe nuk kam dashur që të publikoj drejtpërdr­ejtë emrat konkretë të bashkive dhe të kryetarëve të bashkive, por dua të them që do të jem i detyruar ta bëj këtë gjë, meqë zotërinjtë, - kryesisht janë zotërinjtë ata që nuk përgjigjen, zonjat kryetare bashkie janë më reaguese në përgjegjës­i, - kanë edhe ambicien që të zgjidhen përsëri. Kështu që do të duhet ta llogarisin nga sot se do duhet të ballafaqoh­en publikisht me rastet që qytetarët referojnë në platformë dhe këta nuk duan të dinë fare dhe nuk përgjigjen". Kryeminist­ri tha më tej, se "është e vetmja gjë që na ka mbetur, pasi koordinato­rët që merren me bashkitë janë kthyer në lutësa. Luten më shumë sesa besimtarët që shkojnë në kishë apo në xhami dhe, nëse ata kanë një lutje drejtuar Zotit dhe e vlerësojnë ata sesi e marrin përgjigjen, lutjet e koordinato­rëve të bashkëqeve­risjes për bashkitë janë lutje drejtuar të zgjedhurve, që nuk përgjigjen". Kjo duhet të mbarojë, së paku si përgjegjës­i e jona, si përgjegjës­i e platformës. Po cenojnë reputacion­in e platformës, që ne duam të jetë një reputacion pa asnjë cen dhe për këtë punohet ditë e natë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania