Gazeta Shqiptare

PD: 4 deputetët e Ramës përfituan tendera prej 78 milionë eurosh

Demokratët akuzojnë për aferë korruptive, Beqajn, Ndreun, Qefalian dhe Abazin "Rama i babëzitur, po vjedh pasuritë publike"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e de noncoi dje përfshirje­n e 4 deputetëve të PS- së në afera korruptive, duke përfituar tendara prej 78 milionë eurosh. Drejtuesja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku deklaroi se ish- ministri Ilir Beqaj dhe 3 deputetë të PSsë kanë përfituar tendera me kompanitë e tyre prej 78 milionë eurosh. "Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendrua­r shpërndarj­en e taksave të rritura të shqiptarëv­e në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin. Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë. Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili edhe pse nuk është më ministër, vazhdon të marrë me qindra miliona lekë nga taksat e shqiptarëv­e. Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë "Intech+", e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurrent, shoqëria e ish- ministrit që rrënoi shëndetësi­në, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke pasur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë", tha zyrtarja e PD. Sipas Pelinkut, 1.1 milionë euro të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëv­e i shtohen pasurisë së Ilir Beqjas, i cili që kur Rama është bërë kryeminist­ër, ka përfituar tendera me vlerë 29 milionë euro. PD deklaron se Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëv­e. "Prej kohës kur Edi Rama është kryeminist­ër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentac­ion fals, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim", u shpreh Pelinku. Ajo publikoi edhe emrat e 2 deputetëve e tjerë të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, që Deputeti i PS- së Pjerin Ndreu iu kundërpërg­jigj PD- së teksa tha se ai nuk ka as firma dhe as ka përfituar tendera dhe para publike. Ai i cilësoi Berishën dhe Bashën gënjeshtar­ë, duke shtuar se ka familje më vete dhe jo me vëllezërit e tij. “S’kam asnjë biznes e asnjë llogari askund përveç rrogës së shtetit”, - tha Ndreu.

 ??  ?? Drejtuesja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku
Drejtuesja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania