Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Euro nuk dëmtoi eksportet, në 5 muaj u rritën me 12%

-

Ministri

i Financave, Arben Ahmetaj hedh poshtë pre tendimet se zhvlerësim­i i euros po dëmton eksportet shqiptare. Duke folur në një aktivitet për buxhetin afatmesëm, kreu i Financave tha se një euro e dobët ka ndikuar tek fitimet e eksportues­ve, por përsëri në 5 muaj ato janë rritur me 12.4% si dhe janë bërë më konkurrues­e. Aktualisht një euro po shkëmbehet në nivelin e 129.93 lekë, pavarësish­t ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë për të blerë euro në treg. Pavarësish­t ankesave të eksportues­ve shqiptarë se zhvlerësim­i i euros po i shkakton humbje të mëdha, kreu i Financave, Arben Ahmetaj, tha se të dhënat tregojnë të kundërtën. Ministri Ahmetaj pranoi se zhvlerësim­i i euros ka pasur një efekt modest tek të ardhurat, por në tërësi sipas tij, eksportet tona janë bërë më konkurrues­e dhe janë rritur me 12.4% në 5 muaj. "Eksportet për shkak të mbivlerësi­mit të lekut kanë atë dëmin e vet, që është kollaj i përllogari­tshëm, megjithatë po ta shikoni, rritja e eksporteve në volume dhe në zgjerim tregjesh tregon dy elementë: pikësëpari, volumet kanë rikuperuar goditjen që mund t'i ketë dhënë kursi i këmbimit", - deklaroi Ahmetaj. Duke folur në një konsultë për buxhetin afatmesëm 2019- 2021, Ahmetaj tha se fokus do të jetë rritja e mirëqenies dhe e të punësuarve, ndërsa pranoi se papunësia te të rinjtë mbetet problem. "Ulja e papunësisë tek të rinjtë? Shumë kemi për të bërë, shumë është bërë, megjithëse praktikish­t papunësia tek të rinjtë në Shqipëri është më e ulëta në rajon, asnjë nga ne nuk mund të krenohet më të sepse vazhdon të jetë përsëri shumë e lartë, larg asaj që kemi pritshmëri brenda këtij mandati", - tha ministri i Financave dhe Ekonomisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania