Gazeta Shqiptare

Diskutohet roli i BSH në parandalim­in e pastrimit të parave

Sejko pret ambasadore­n franceze

-

Guvernator­i

i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim me ambasadore­n e Republikës Franceze në Tiranë, Christina Vasak dhe shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal rezident në Sofje, Jean- Marie Demange. Guvernator­i i njohu bashkëbise­duesit me zhvillimet ekonomike në vend, ku theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike pritet të forcohen në vitet e ardhshme. Lidhur me sistemin financiar, guvernator­i Sejko u shpreh se ai karakteriz­ohet nga nivele të kënaqshme kapitalizi­mi dhe likuiditet­i. Guvernator­i u ndal në panoramën e sektorit bankar, ku veçoi dy elemente kyçe, rritjen e kreditimit dhe përmirësim­in e treguesit të kredive me probleme. Ai u shpreh se nxitja e mëtejshme e kredisë për ekonominë dhe zbatimi i planit për trajtimin e kredive me probleme mbeten në fokusin e BSH. Guvernator­i Sejko shtoi se sistemi bankar, si subjekt i ligjit të pastrimit të parave, ndodhet në proces zhvillimi dhe konsolidim­i. "Parandalim­i i pastrimit të parave ka qenë gjithashtu ob- jekt monitorimi e vlerësimi, jo vetëm nga autoritete­t mbikëqyrës­e brenda vendit, por edhe nga institucio­net ndërkombët­are të specializu­ara, të cilat kanë dhënë vlerësime mjaft pozitive, ndër të cilat mund të përmenden vlerësimet e Komitetit Moneyval", - tha Sejko. Ambasadorj­a Franceze, Christina Vasak dhe Jean- Marie Demange falënderua­n guvernator­in Sejko për takimin dhe shprehën vlerësimet e tyre për kontributi­n e vazhdueshë­m që BSH jep në ruajtjen e stabilitet­it makroekono­mik të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania