Gazeta Shqiptare

I riu vdiq në komisariat, ekspertiza: Enea Ftoj nuk u dhunua nga policia

"Kërkojmë zhvarrosje­n e trupit. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqës­i" Reagojnë familjarët: Djali u rrah barbarisht

-

Enea Ftoj, i cili një muaj më parë u gjet i vdekur në ambientet e paraburgim­it të Korçës nuk ka humbur jetën për shkak të dhunës së policisë, siç pretendojn­ë familjarët e tij. Ekspertiza mjekoligjo­re ka dalë në konkluzion­in se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë. Ky konkluzion është bërë dje me dije për median nga zv. ministrja e Brendshme, Romina Kuko; zv. drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) Anila Trimi, të cilat ishin në familjen e të ndjerit për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në bashkëpuni­m me pushtetin lokal. "Do t'u qëndrojmë pranë familjarëv­e me sa të mundemi," është shprehur Kuko. Ndërsa, Anila Trimi deklaroi se sipas ekspertizë­s, i riu nuk ka humbur jetën nga dhuna e policisë. "Sot ( dje) është e provuar shkencëris­ht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që ndaj shtetasit Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast",- është shprehur drejtoresh­a e SHÇBA. Ndërkaq, familjarët e 27- vjeçarit ( baba i dy fëmijëve) është e bindur se Enea humbi jetën për shkak se është dhunuar nga policët që në momentin e ndalimit ( dyshohej për vjedhje) dhe më pas në komisariat. Lajmi për rezultatin e ekspertizë­s ka tronditur familjarët, të cilët deklaruan se e mësuan nga media.

REAGIMI I FAMILJARËV­E

"Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizë­s. Nga mediat mësuam që policia thotë se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhunë nga policët. Djali vdiq në komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën edhe kur e shoqëruan edhe në ambientet e komisariat­it. Policia fshehu dhunën",thanë prindërit e viktimës. Ndërkaq, i ati i 27- vjeçarit pohoi se "im bir është dhunuar barbarisht. Isha vetë në morg dhe i pashë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe në fytyrë kishte të ënjtura dhe shenja. Jemi të bindur që është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosje­n e trupit dhe të bëhet përsëri ekspertizë. Nëse nuk do zbardhet e vërteta do bëjmë vetëgjyqës­i. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma blen askush". 27- vjeçari Enea Ftoj ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgim­it të Korçës, ku kishte 3 ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për vjedhje. Ditën kur ndodhi ngjarja, i riu duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan se ai kishte ndërruar jetë. Pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda për policinë. Ata akuzojnë efektivin Arqile Ropi, pasi pretendojn­ë se ai ka ushtruar dhunë ndaj Eneas dhe për pasojë ai ka humbur jetën.

 ??  ?? 27- vjeçari Enea Ftoj
27- vjeçari Enea Ftoj
 ??  ?? Prindrit e 27- vjeçarit
Prindrit e 27- vjeçarit
 ??  ?? Viktima Kujtim Donaj
Viktima Kujtim Donaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania