Gazeta Shqiptare

"Çmenduri" në Durrës, 25- vjeçari Neziri masakron prindërit me thikë

Bashkëshor­tët e plagosur, rëndë në spital. Fqinjët: Pamë tmerr me sy, banesa e rruga plot gjak I riu arrestohet 1 orë pas krimit në Tiranë. Goditi 6 herë nënën në bark dhe babain 75- vjeçar në fyt

-

Krimi në familje tron dit Durrësin. Një 25vjeçar me origjinë nga Dibra ka masakruar me thikë prindërit e tij të moshuar. Bëhet fjalë për 75vjeçarin Destan Neziri dhe 64- vjeçaren Hasije Neziri, të cilët kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit bregdetar. Mësohet se bashkëshor­tët Neziri kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen në reanimacio­n nën kujdesin e mjekëve. Vetëm një orë më pas, autori i krimit Hajri Neziri është arrestuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14: 45 të ditës së djeshme në lagjen nr. 17 ( në zonën e ish- Kënetës) të këtij qyteti. Menjëherë pas sinjalizim­it për plagosjen e dy personave, policia ka shkuar në banesën trekatëshe të familjes Neziri dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, fqinjët e kësaj familjeje deklaruan për "Gazeta Shqiptare" se kanë parë tmerr me sy dhe se banesa e çiftit Neziri si dhe rrugica janë larë me gjak. Gjithashtu, fqinjët u shprehën se kanë dëgjuar ulërimat dhe thirrjet e dy të moshuarve, të cilët kishin dalë zvarrë nga banesa e tyre dhe kërkonin ndihmë.

NGJARJA

Nuk ka të ndalur dhuna në familje. Pas ngjarjes së ndodhur në tregun e Milotit, ku gruaja vrau burrin me 4 plumba pistolete dhe ngjarjes së ndodhur në Memaliaj ku burri goditi gruan e tij 57 vjeçe me sqepar, rasti më i fundit u shënua pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Mësohet se 25- vjeçari Hajri Neziri fillimisht ka debatuar ashpër me prindërit dhe më pas sherri ka degjenerua­r në sulm me thikë. Në sherr e sipër, djali i vogël i familjes Neziri ka goditur disa herë nënën dhe babain, duke u shkaktuar plagë të shumta. Burime nga vendngjarj­a flasin për një masakër të vërtetë. Mësohet se 64- vjeçarja Hasije Neziri është goditur 6 herë me thikë në bark. Ndërsa bashkëshor­ti 75- vjeçar, Destan Neziri ka marrë një goditje thike në qafë ( plagë e rëndë) dhe një në fytyrë. Pas krimit, autori Hajri Neziri është larguar së bashku me vajzën me të cilën bashkëjeto­nte prej disa kohësh. I riu u kap një orë pas krimit në Ti- Pas krimit, autori Hajri Neziri është larguar nga banesa së bashku me vajzën me të cilën bashkëjeto­nte prej disa kohësh. I riu u kap një orë pas krimit në Tiranë. Burime për "GSH" thanë se 25- vjeçari është paraqitur i lënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. Aktualisht ai po merr mjekim për lëndimet që ka në trup ( dyshohet nga konflikti me prindërit), ndërsa më pas do të transferoh­et në Durrës nga policia për t'u marrë në pyetje. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se pjesë e konfliktit të ketë qenë edhe dashura e 25- vjeçarit.

ranë. Burime për "GSH" thanë se 25- vjeçari është paraqitur i lënduar ( shoqërohej nga bashkëjetu­esja) në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. Aktualisht ai po merr mjekim për lëndimet që ka në trup ( dyshohet nga konflikti me prindërit), ndërsa më pas do të transferoh­et në Durrës nga policia për t'u marrë në pyetje. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se pjesë e konfliktit të ketë qenë edhe dashura e 25vjeçarit. Ndonëse ngjarja është ende e paqartë, ka dyshime se prindërit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

DËSHMIA E FQINJËVE

"Kemi parë tmerr me sy. Është larë i gjithë vendi me gjak. Një masakër e vërtetë ka ndodhur në familjen Neziri, të cilët janë me origjinë nga Dibra dhe prej afro 20 vitesh banojnë këtu. Dëgjuam ulërima, pastaj gjetëm bashkëshor­tët Neziri të mbytur në gjak. Është e tmerrshme kjo që ndodhi, djali të masakrojë nënën e babain me thikë. Destani dhe Hasija", tha një fqinje e familjes në fjalë. Ndërsa disa komshinj të tjerë u shprehën se bashkëshor­tët që mbetën të plagosur janë njerëz të qetë dhe intelektua­lë, ndërsa thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt në këtë

familje. "Unë isha në ballkon, kur pashë Hajriun që doli nga banesa bashkë me vajzën me të cilën bashkëjeto­n. Më bëri përshtypje se vajza e kishte njërin krah të bluzës gjithë gjak. Më pas pashë Hajriun që hodhi thikën, me të cilën kishte goditur prindërit. Fillimisht nuk dija se çfarë kishte ndodhur. Vetëm pak çaste më pas, dëgjova ulërimat e bashkëshor­tëve Neziri. Ata kishin dalë nga banesa të mbuluar në gjak dhe po kërkonin ndihmë. Gjithë rrugica ku ecën ata u mbulua me gjak. Dolëm menjëherë, gjetëm një makinë dhe i çuam në spitalin e Durrësit", pohoi një tjetër fqinje e familjes Neziri. Kjo e fundit tha se Hajriu është djali i vogël i

familjes, ndërsa fëmijët e tjerë të bashkëshor­tëve Neziri janë emigrantë në Itali. "Hajriu ka qenë djalë i urtë, i sjellshëm. Nuk e di pse i masakroi prindërit e tij. Kohët e fundit ai bashkëjeto­nte me një vajzë. Mbase sherri ka marrë shkas nga ajo. Mbase prindërit e tij nuk donin që ai të lidhej me vajzën", thanë fqinjët e 25vjeçarit. Ndërkaq, një tjetër fqinj u shpreh se: "Hajriu ishte i papunë. Gjithashtu edhe vajza me të cilën bashkëjeto­nte ishte e papunë. Mbase ata u hanin lekët e pensionit dy pleqve dhe këta të fundit i kanë thanë djalit që të dilte nga banesa dhe ta ndërtonte jetën e tij vetë". "Unë isha në ballkon kur pashë Hajriun që doli nga banesa bashkë me vajzën me të cilën bashkëjeto­n. Më bëri përshtypje se vajza e kishte njërin krah të bluzës gjithë gjak. Më pas pashë Hajriun që hodhi thikën, me të cilën kishte goditur prindërit. Fillimisht nuk dija se çfarë kishte ndodhur. Vetëm pak çaste më pas, dëgjova ulërimat e bashkëshor­tëve Neziri. Ata kishin dalë nga banesa të mbuluar në gjak dhe po kërkonin ndihmë".

 ??  ?? Rruga e përgjakur
Rruga e përgjakur
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Banesa e familjes Neziri në Durrës
Banesa e familjes Neziri në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania