Gazeta Shqiptare

E fejuara e 25- vjeçarit në polici: Shkaktare e ngjarjes, vjehrra

75- vjeçari: Aman më shpëtoni gruan, e goditi im bir!

-

arrestimit në Tiranë, 25- vjeçari Hajri Neziri është dërguar në komisariat­in e Durrësit ku është marrë në pyetje. Burime nga grupi hetimor thanë për "GSH" se i riu ka dhënë shumë pak të dhëna për ngjarjen e rëndë dhe ka shfaqur shenja depresioni. Ndërkaq, është marrë në pyetje dhe bashkëjetu­esja e tij, e cila ka rrëfyer se si u plagosën vjehrra dhe vjehrri i saj. "Po shikonim të katërt ndeshjen e radhës së kampionati­t botëror. Ishim të qetë, nuk kishim sherre dhe asgjë. Vjehrra ime që është një grua e sertë nisi të debatojë me të fejuarin tim, duke i thënë se nuk punon, se të dy ishim të papunë. Ishte sherr i çastit. Unë u dashurova me djalin e saj, por ajo nuk me donte pasi unë jam nga Puka. Në sherr e sipër, Hajriu u përlesh me të ëmën dhe e goditi disa herë me thikë. Pastaj ndërhyri vjehrri që t'i ndante, por i fejuari im e goditi dhe atë me thikë",- është shprehur e reja. Ndërkaq, ajo ka sqaruar se: "unë ndërhyra që t'i ndaja. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi, por pashë se shtëpia u bë gjithë gjak. Dhe unë u bëra me gjak në krah dhe në fustan. Pastaj ikëm nga shtëpia se ishim terrorizua­r. Të fejuarit tim i rridhte gjak nga dora, ndaj shkuam në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shkaku i gjithë asaj që ndodhi ishte vjehrra ime". Ndërkaq, policia ka marrë në pyetje dhe 75- vjeçarin Destan Neziri. Ky i fundit ka deklaruar se: "Ndërhyra për të shpëtuar gruan nga djali". Nga ana tjetër, i moshuari u ka thënë mjekëve të spitalit të Durrësit: "Aman, më shpëtoni gruan që e goditi im bir"!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania