Gazeta Shqiptare

Kompensimi i pronave, qeveria miraton fondin 732 milionë lekë

Tokat e zënë nga ndërtimet pa leje

-

Miratohet

fondi për ko mpensimin e pronarëve, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi arrin në 732 milionë për sipërfaqe prej 43 965 m2. Përfituesi­t janë në Tiranë, Kamëz, Vorë, Elbasan, Durrës, fshatra turistikë dhe Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave dhe në pikën 2 të tij thuhet se "masa e kompensimi­t është 43 965,31 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 731 847 186,22 lekë". Qeveria urdhëron Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, përkatësis­ht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e. Ndërkohë që ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe Zyrat Vendore të Regjistrim­it Të Pa- surive të Paluajtshm­e për zbatimin e këtij vendimi. Për të përfituar kompensimi­n për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin në ATP kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale ( ALUIZNI). Pronari plotëson një kërkesë për kompensimi­n në vlerë sipas formatit- tip, që vihet në dis- pozicion nga ATP- ja. I interesuar­i duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dësh- mi trashëgimi­e. Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar. ATP- ja kërkon fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit dhe certifikat­ën familjare të kërkuesit dhe mandatpage­sën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

BIZNESI

Shkalla e tatimit mbi fitimin për bizneset është ulur, pasi është ngritur baza e tatueshme. Kështu, tatim- fitimi do të jetë 5% për tatimpague­sit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit dhe 15% për tatimpague­sit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/ 2012.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania