Gazeta Shqiptare

Qeveria lehtëson barrën e taksave, ja kush përfiton

Ulet në 5% tatimi mbi fitimin për xhiron vjetore deri në 14 mln lekë Marrja e së drejtës së pronësisë mbi tokën tatohet 15%

-

Qeveria ka miratuar ndryshimet në pa ketën fiskale, duke ndryshuar shkallën e tatimfitim­it e të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Këshilli i Ministrave vendosi të lehtësojë barrën fiskale për një sërë kategorish si për bizneset, ashtu edhe për individët.

TATIM- FITIMI

Qeveria vendosi që fitimi kapital i realizuar si rezultat i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e, ndërtesë, truall dhe tokë bujqësore tatohet me normën 15 për qind. Shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi nuk përbën moment për llogaritje të ndonjë fitimi kapital nga transferim­i i pasurisë së paluajtshm­e. Shkalla e tatimit mbi fitimin për bizneset është ulur, pasi është ngritur baza e tatueshme. Kështu, tatim- fitimi do të jetë 5% për tatimpague­sit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit dhe 15% për tatimpague­sit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/ 2012, "Për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor", shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%. Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari agroturist­ike të certifikua­r si "agroturizë­m", bazuar në ligjin nr. 93/ 2015, "Për turizmin" dhe vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kriteret për certifikim­in e veprimtari­së së agroturizm­it, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5%, e parashikua­r sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10- vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin "subjekt i certifikua­r agroturizm­i" deri në dhjetor 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit "subjekt i certifikua­r agroturizm­i".

Tatimi mbi lojërat e fatit sipas nenit 52/ 2, të ligjit nr. 155/ 2015, "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit nr. 95/ 2013. E ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur organizato­rit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR

Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 për qind aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit, restoranti­t, të ofruar brenda strukturav­e në të cilat zhvillohet veprimtari pritëse e certifikua­r si "agroturizë­m", sipas legjislaci­onit në fuqi në fushën e turizmit, me përjashtim të furnizimit të pijeve, të ofruar në këto struktura. Perso- ni i tatueshëm, që aplikon shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind është personi i regjistrua­r me NIPT/ NUIS, vetëm për zhvillimin e veprimtari­së pritëse të certifikua­r si "agroturizë­m".

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania