Gazeta Shqiptare

Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimeve me zgjedhje

Njihuni me zgjidhjet korrekte edhe në Filozofi, Biologji e Gjuhë Angleze Skemat e vlerësimit për Qytetarinë, Ekonominë e Sociologji­në

-

Dje 37 mijë mat urantë në mbarë vendin iu nënshtruan provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2018- të, atij të lëndëve me zgjedhje. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmbante 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje ishin me përgjigje alternat ive dhe do të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa 10 pyetje ishin me zgjidhje dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Provimi i fundit, i cili zgjati 4 orë përgjithës­isht u konsiderua mesatar nga maturantët, por shumë prej tyre u shprehën se nuk kishin kohë të mjaftueshm­e për t'u përgatitur për të dyja lëndët. "Gazeta Shqiptare" publikon sot përgjigjet e sakta të disa prej testi- meve në lëndët që janë zgjedhur më së tepërmi nga nxënësit. Respektivi­sht bëhet fjalë për skemën e vlerësimit në lëndën e Qytetarisë, Sociologji­së, Ekonomisë Bërthamë, Biologjisë Bërthamë, Filozofisë dhe Gjuhës Angleze. Ndërkohë, pas 10 ditësh maturantët do të kenë mundësinë të njihen me rezultatet dhe pikët që kanë arritur të grumbulloj­në nga testet e lëndëve me zgjedhje.

PROCESI I TESTIMIT

"Gazeta Shqiptare" ditën e djeshme ka qenë pranë ambienteve të gjimnazit "Qemal Stafa" në kryeqytet ku ka ndjekur nga afër mbarëvajtj­en e procesit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore. E pyetur nga ' GSH', një nga maturantet e këtij gjimnazi tregon se testet ishin mesatare, por koha për të mësuar e pamjaftues­hme. "Pyetjet ishin të nivelit mesatar, por na kishin lënë shumë pak ditë për të mësuar. Ne i kemi kaluar të gjitha temat gjatë vitit, por përsëritja për dy lëndë kërkon më shumë hapësirë kohore"- thotë për ' GSH' nxënësja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania