Gazeta Shqiptare

Thaçi: Kufiri me Serbinë do jetë në tavolinë, s'lejojmë të cenohet asnjë milimetër

Mediat serbe: Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

-

Ditën

e djeshme mediat serbe shkruan se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, sipas "Zëri. info". Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej i ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiç, tërheqjen e njohjes së Kosovës derisa të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Në dokumentin e publikuar nga mediet serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshj­es që Beogradi nuk

HASHIM THAÇI

"Çështja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinë dhe aty zhvillohet beteja e jo duke shikuar nga jashtë. Nuk do të lejojmë të cenohet asnjë milimetër i territorit", ka deklaruar presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

është i gatshëm të bisedoj për "krahinën jugore- Kosovën". Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008. Ndërkohë, që për sa i përket dialogut me Serbinë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje ka mbajtur konferencë për media, lidhur me takimin që do të

mbahet të dielën në Bruksel. Duke folur rreth procesit të dialogut me Serbinë, Thaçi theksoi se beteja zhvillohet në tavolinë e jo duke shikuar nga jashtë. Ai gjithashtu ka theksuar se çështja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinën e diskutimev­e. "Çështja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinë dhe aty zhvillohet beteja e jo duke shikuar nga jashtë. Nuk do të lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit", ka deklaruar Thaçi. Gjithashtu, presidenti ka folur për demarkacio­nin me Serbinë, për rreth 400 km tokë. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar për këtë çështje. "Ne do të kemi çështjen me demarkacio­nin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë së bashku ekipin që do të punojë për demarkacio­n me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës", është shprehur ai. Teksa pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel, Gjermania ka propozimin që në vend të shefes së diplomacis­ë së BE- së, Federica Mogherini, negociatat t'i udhëheqë përfaqësue­si special i Unionit. Kështu shkruan gazeta e Beogradit "Blic", siç thotë duke u referuar në burimet e saj. Duke komentuar zhvillimet rreth dialogut, drejtori i Forumit për Marrëdhëni­e Etnike, Dushan Janjiç ka thënë se në periudhën e ardhshme, në dialog me siguri do të përfshihen SHBA- të dhe Gjermania.

 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania