Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Djegiet nga dielli, si të përgatisni kura natyrale

"Çajrat bimorë që do të qetësojnë lëkurën"

-

dhimi i pigmentit ngjyrues, melaninës, i cili ngjyros lëkurën dhe kështu nuk digjemi apo dëmtohemi njësoj si një individ me lëkurë të bardhë. Pigmenti i shton trashësinë lëkurës dhe e bën akoma më të vështirë për diellin që të depërtojnë më thellë e të dëmtojë lëkurën. Mbrojtja e tretë është mbrojtje më specifike dhe shumë e saktë. Në bërthamën e qelizave ndodhen mekanzimat mbrojtëse të AND- së. Por rrezet e diellit prishin ADN kur janë shumë të forta, dhe mekanizmat mbrojtëse e rregullojn­ë prishjen e saj. Kur këto dëmtime në ADN janë shumë të mëdha dhe nuk rregullohe­n dot, krijohen sëmundjet e lëkurës si kanceri i lëkurës. Prandaj është shumë e rëndësishm­e të mbrohemi ndaj rrezeve të diellit. Hapi i parë i mbrojtjes, nëse jeni skuqur shumë, është të largoheni menjëherë nga rrezet e diellit. Një dush me ujë të ftohtë ndihmon që të ndalohet vazhdimi i djegies së lëkurës në thellësi. Pas kësaj lyhet lëkura me një xhel aloe vera të përgatitur kështu: Merren 2 lugë gjelle aloe vera, 10 pika vaj rozmarine; 10 pika vaj sherbele; 1 lugë gjelle vaj basani si dhe 2 kapsula me vitaminë E. Përzierja hidhet në një kuti të vogël dhe tundet për 2- 3 minuta. Ngjyra e përzierjes do të bëhet e bardhë, e atëherë është gati për t'u përdorur. Lyhet pjesa e djegur me këtë maskë 3- 4 herë në ditë. Ndërkohë në mungesë të xhelit të aloe verës mund të përdorni vazelinë. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe këshillohe­t të pini çaj jeshil, i cili ndihmon në rigjenerim­in e lëkurës. Konsumimi i ujit është i rëndësishë­m për të zëvendësua­r humbjen e ujit në organizëm. Përdorni krem mbrojtës SPF 60- 70 gjatë gjithë kohës kur dilni nga shtëpia për të mos e vazhduar djegien në shtresat e tjera të lëkurës. Nëse keni djegie të thellë që krijon temperatur­ë dhe marrje mendsh mund të përdoren edhe bimë të tjera medicinale. Përgatitni dy çajra të veçantë: një do të përdoret për shpëlarjen e trupit dhe tjetri do të përdoret për t'u pirë.

Çaji për t'u pirë: Hidhen 1.5 litra ujë në një tenxhere, e kur fillon të valojë uji, hidhet 1 lugë gjelle çaj i gjelbër dhe 3 lugë gjelle çaj me fruta pylli. Lihet të valojë për 2- 3 minuta, mbulohet çaji me kapak derisa të ftohet, kullohet dhe ruhet në frigorifer. Konsumohen 3 herë nga 1 gotë në ditë para ose pas ushqimi, e mund të ëmbëlsohet sipas dëshirës.

Çaji për shpëlarje të trupit në raste djegie të shkallës së tretë: Hidhen 2 litra ujë në një tenxhere, e kur të valojë shtohet 1 dorë me lëvore vidhi dhe një dorë me lëvore mimoze, lihet të ziejë 7- 8 minuta. Kullohet pas 20 minutash, e në këtë kohë përzierja bëhet kremoze. Me çajin bëhet shpëlarja e trupit 2 herë në ditë. Ndërkohë edhe kremi antirrudhë ka veti të fuqishme rigjenerue­se nga prania e tujonit dhe e përbërësve të tjerë kimikë, kështu që rekomandoh­et ta përdorni mbi lëkurën e djegur.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania