Gazeta Shqiptare

Portugalia e Spanja bëjnë adetin, ikën Maroku

Portugezët arrijnë të fitojnë me vështirësi ndaj afrikanëve, sikundër spanjollët ndaj persëve Irani ka dhe një shans të fundit kundër luzitanëve

-

Në ditën ku Ronaldo ishte në kërkim të re kordeve personale, Maroku zhvillon një 90 minutash fantastik, vetëm fati dhe portieri Rui Patriso u kthyen në pengesë. Mes lotësh afrikanët mbyllin përpara kohe aventurën e tyre në Rusi, fundja fati i tyre ishte i shkruar që në momentin kur shorti i vendosi në një grup me Portugalin­ë dhe Spanjën. Ronaldo arrin të thyej rekordin e Ferenc Pushkash me vetëm një goditje në kuadrat

Është e pa besueshme se çfarë impakti ka Ronaldo në përfaqësue­sen portugeze, rasti i parë goditja e parë dhe ylli i Real Madrid e dërgon menjëherë në kuadrat. Goli i 4- ët në këtë Botëror, i 85- ti me fanellën e përfaqësue­ses luzitane duke u shndërruar në golashënue­sin më të mirë të të gjithë kohërave në kontinenti­n europian. Sa herë Ronaldo prek topin, kthehet në një kërcënim në portën e Marokut, 4 minuta më pas me një goditje rrafsh me tokën, CR7 i shkon shumë pranë golit të dytë. Benatia me kokë përpiqet të kthejë Marokut me lojë, arrin ta ulë topin në kuadrat, por goditja e kapitenit ishte e lehtë. Afrikanët detyrojnë Portugalin­ë të spostohet në gjysmëfush­ën e tyre, zhvillojnë një presion asfiksues duke pretenduar në dy momente 11- metërsh. Në një zbritje të shpejtë, Gonzalo Guedes i shkon shumë pranë dyfishimit, por Munir në mënyrë instiktive shmang një gol të sigurt. Maroku as që ka ndërmend të dorëzohet përballë Portugalis­ë, përkundraz­i në çdo dalje të tyre përpara dhe në çdo goditje standarde janë të rrezikshëm duke i shkuar shumë pranë golit të barazimit. Pesë minuta lojë nga fillimi i pjesën e dytë dhe Ronaldos iu krijua një rast i pastër për të shënuar dygolëshin e tij personal, goditja e tij ishte e forte, por jo në kuadrat. Rui Patrisio bën mrekullinë në minutën e 56të duke devijuar një goditje me kokë thuajse të pamundur, një pritje spektakola­re që ka po aq vlerë sa goli i Ronaldo- s. Mes pretendime­ve për 11- metërsh dhe rasteve në zonën e Portugalis­ë, Maroku i jep fund këtij Botërori në sulm, por nuk ishte e thënë që të shënonin qoftë dhe një gol për të shpresuar deri në fund në një mrekulli.

Pas fitores së Portugalis­ë, Spanja kishte detyrën për të marrë tre pikët ndaj Iranit. Në letër, duhej të ishte një punë jo shumë e vështirë, por persët të drejtuar nga Karlos Keiroz, edhe njëherë dëshmuan se janë një ekip i qëndrueshë­m në fushë dhe i koordinuar. Në minutën e 48- të Pike gjuan me kokë pas topit të ardhur nga këndorja, por topi largohet pa kaluar vijën fatale. "Furia Roha" është një furi e vërtetë dhe pak sekonda më vonë Buskets dhe Vaskez detyrojnë Beiravand të bëjë një mrekulli të dyfishtë. Por pas Irani lëshon një shkreptimë në zonën e De Geas, por topi tund vetëm rrjetën e jashtme. E nëse te De Gea u tund rrjeta e jashtme, te porta e Beravand Diego Kosta shënon, me shumë fat, por realizon golin e epërsisë iberike dhe rrjetën e dytë në këtë kupë bote për të. Goli i Spanjës ndez reagimin e Iranit dhe skuadra e Keirozit meriton përgëzime ( 60). Irani këmbëngul të shënojë dhe do ta bëjë në minutën e 63- të me Taremi, por kryesori nga Uruguai do ta anulojë pas ndërhyrjes së VAR- it. Injesta do të mrekullojë me depërtimin e tij në zonë, por Haxhi Safi arrin të largojë në këndore, ndërsa Irani kërcënon me një kundërsulm, por asnjë nga sulmuesit nuk e arrin topin. Irani është dhe kërcënon. Amiri vallëzon në krah, driblon Pikenë dhe harkon në zonë, aty ku Mehdi Taremi gjuan me kokë, por nuk arrin ta ulë topin në kuadrat. Pavarësish­t përpjekjev­e, Irani nuk arrin të barazojë, ndërsa Spanja merr 3 pikë dhe barazon Portugalin­ë me 4 pikë në krye të tabelës. Irani me 3 pikë është në vend të tretë, ndërsa kualifikim­in do ta ndajë me luzitanët në ndeshjen e fundit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania