Gazeta Shqiptare

Xhafaj takon homologun gjerman: Dritë jeshile negociatav­e me BE

Ministri i Brendshëm, kokë më kokë në Berlin me kolegun: Luftë krimit të organizuar Seehofer: Kancelarja do ndërmarrë këtë hap

-

Gjermania pritet t'i japë dritë jeshile in tegrimit europian të Shqipërisë. Kjo u konfirmua pas takimit që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pati në Berlin me homologun e tij, ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë, Horst Seehofer. Takimit të delegacion­eve përkatëse i parapriu një bisedë miqësore dhe konstrukti­ve kokë më kokë e të dy ministrave. Që në krye të herës, Seehofer, në cilësinë e ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si president i Partisë CSU, deklaroi se, "i ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE". Në referim të mbështetje­s së vazhdueshm­e të Gjermanisë ndaj vendit tonë, ministri Xhafaj evokoi veprimtari­në e ish- kryeminist­rit të Bavarisë, Franz Josef Strauss, i cili rreth 35 vjet më parë bëri përpjekje për t'i hapur Shqipërisë një dritare drejt Evropës. "Sot, me progresin e gjithanshë­m, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj për t'iu bashkuar familjes evropiane", u shpreh ministri Xhafaj.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi çështjet aktuale si migracioni i paligjshëm, çështjet e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, si dhe atë të azilkërkue­sve shqiptarë në Evropë. Gjithashtu, ministri Xhafaj e njohu ministrin Seehofer me arritjet dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e integrimit evropian, veçanërish­t në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsion­it dhe pastrimit të parave. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj evidentoi bashkëpuni­min e shkëlqyer me Gjermaninë dhe veçanërish­t me autoritet policore gjermane, i cili ka rezultuar në hetime dhe operacione

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me homologun e tij, Horst Seehofer, dje në Berlin
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me homologun e tij, Horst Seehofer, dje në Berlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania