Gazeta Shqiptare

Fleckenste­in: E padrejtë të jepen negociata me kushte për kampe refugjatës­h

-

Raportuesi

për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in deklaroi dje, se ka sinjale të qarta, se Gjermania do të votojë pro negociatav­e. "Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatës­h, do të ishte e padrejtë",- tha në intervistë me Deutsche Wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, socialdemo­krati gjerman, Knut Fleckenste­in.

Zoti Fleckenste­in po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësim­it BE - Shqipëri?

Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE- së, por di që diskutohet, se ç'formë duhet të ketë vendimi përfundimt­ar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë. Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva? Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatav­e?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një "po" të qartë për negociatat.

Por, a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE- së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatës­h në territorin e saj?

Për këtë nuk kam informacio­n, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojm­ë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëv­e jashtë BE- së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë...

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatav­e, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania