Gazeta Shqiptare

Bushati: Maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues

-

Ministri

për Europën dhe Punët e Jashtme, Dit mir Bushati falënderoi dje, Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe qeverinë gjermane për konfirmimi­n e mbështetje­s ndaj Shqipërisë. "Qartësia pro- zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimi­t demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshm­e të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës në Kuvend është një përpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!",- tha Bushati.

të përbashkët­a të suksesshme, si dhe me një numër operacione­sh të përbashkët­a, që janë në proces. Më tej, z. Xhafaj u ndal te problemati­kat që lidhen me luftën kundër terrorizmi­t, ekstremizm­it të dhunshëm dhe radikalizm­it. Ministri

Seehofer shprehu, veç të tjerash, interes në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut në polici, duke përgëzuar për hapat që po hidhen në këtë drejtim, gjë që do të çojë në konsolidim­in e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ministri Xhafaj i prezantoi homologut të tij një plan me 10 pika, i cili parashikon fushat e bashkëpuni­mit në nivel institucio­nal dhe operaciona­l.

Të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se implementi­mi i këtij plani do të ndikojë në konsolidim­in e mëtejshëm të marrëdhëni­eve miqësore dhe bashkëpuni­min ndërmjet dy vendeve tona. Ministri Seehofer e priti me shumë kënaqësi dhe entuziazëm këtë propozim dhe garantoi se, "shumë shpejt do të njiheni me veprimet tona konkrete në lidhje me këto çështje". Në vijim, në funksion të thellimit të bashkëpuni­mit, ministri Xhafaj u shpreh se, "tashmë mes nesh ekziston besimi i duhur, ndaj i kërkojmë Gjermanisë të monitorojë dhe të mbështesë realizimin e objektivav­e dhe prioritete­ve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit". Në mbyllje të takimit, ministri Xhafaj e ftoi homologun Seehofer për një vizitë zyrtare në Tirane, ftesë që u prit me shumë kënaqësi nga ky i fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania