Gazeta Shqiptare

Parlamenti i Holandës vendos: Jo çelje negociatas­h për Shqipërinë

Diskutime të gjata në parlamenti­n holandez, votojnë kundër 125 deputetë Franca ende skeptike, "Der Standard": Opozita po lobon kundër

- Darina Tanushi

Parlamenti i Holandës i ka thënë ' Jo' hapjes së negociatav­e për Shqipërinë. 125 deputetë nga shumica dhe opozita kanë votuar mbrëmë kundër çeljes së negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke zvogëluar kështu mundësinë për të marrë një lajm të mirë më 28- 29 qershor. Vendimi i parlamenti­t holandez për mocionin e paraqitur nga Komisioni për Çështjet me Europën është marrë dje pasdite pas diskutimev­e të gjata, rreth një orë e 40 minuta mes përfaqësue­sve të partive politike në këtë komision. Në përfundim, burime nga mbledhja thanë se mund të ketë një dëgjesë të ngjashme në ditët në vijim. Në sallën e Komisionit për Çështjet e Europës ndodhej edhe ambasadorj­a e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi. Ndërkohë dje, gazeta holandeze "De Telegraaf" paralajmër­oi votë kundër të Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE- së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor. Në një shkrimin me titull "Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE" thuhet se shumica e partive të parlamenti­t holandez janë kundër hapjes së negociatav­e dhe shkak për këtë janë bërë shqetësime­t për krimin e organizuar dhe korrupsion­in. "Shumica e partive të parlamenti­t holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatav­e. Shqipëria, vendi ballkanik i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësue­sve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësim­i duhet të jetë një fakt, 2025", shkruan gazeta.

Gazeta "De Telegraaf" citon ministrin e Jashtëm holandez, i cili deklaron: ' Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar - duke shtuar se - më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje". Megjithatë, ai ende nuk e mbyll derën për Shqipërinë. Partitë të deklaruara kundër hapjes së negociatav­e në parlamenti­n holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert

në prononcimi­n për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij, kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane. Vetëm dy forca politike parlamenta­re D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatav­e nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian. Partitë besojnë se vendet do të kujdesen mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsion­it nëse kanë një perspektiv­ë të qartë të pranimit.

FRANCA

Ndërsa Franca vijon të jetë skeptike lidhur me hapjen e negociatav­e të Shqipërisë në

BE. Shkak për këtë është korrupsion­i në sistemin gjyqësor, ku sipas mediave franceze, reforma në radhët e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve po nxjerr në pah të korruptuar­it. Në një shkrim kushtuar gjyqësorit, "Der Standard" bën një përmbledhj­e të gjithçkaje ka ndodhur në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku deri më tani 19 gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë mundur të shpjegojnë pasuritë e tyre dhe kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 7 janë shkarkuar nga detyra. "Megjithatë, ka rezistencë në shtetet e BE kundër fillimit të bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë. Kjo vjen kryesisht nga Franca, por edhe nga Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këta të fundit kanë gjasa ' të kthejnë'

kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE- së për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit", vijon shkrimi. "Udhëheqësi socialist Edi Rama gjithashtu ka disa miq të partisë në BE, sepse shumica e vendeve të BE- së qeverisen nga konservato­rët. Opozita në vendin e vet, Partia Demokratik­e ( PD), ashtu siç është aq e zakonshme në Ballkan, refuzojnë të përgëzojnë qeverinë dhe lobon në BE kundër fillimit të negociatav­e. Gjithashtu, në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër bisedimeve të pranimit. Megjithatë, Merkel ka fjalën e fundit dhe kancelaria është në favor", thuhet në shkrimin e "Der Standard".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania