Gazeta Shqiptare

Meta merr garancinë e Orbán: Hungaria do të bëjë çdo gjë për negociatat

Presidenti i Republikës pritet nga zyrtarët hungarezë

-

Presidenti

Meta i shpre hu dje mirënjohje­n Kryeminist­rit dhe kryeparlam­entarit të Hungarisë për mbështetje­n domethënës­e e pa rezerva që i kanë dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në BE. Gjatë takimit me Kryeminist­rin e Hungarisë, Viktor Orbán, ndërsa vlerësoi raportet e mira mes vendeve shprehu besimin se rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqytete­ve të të dyja vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpuni­m të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve Shqipëria dhe Hungaria ta festojnë 100- vjetorin e vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e me rezultate konkrete e domethënës­e. Kryeminist­ri Orbán e siguroi Presidenti­n Meta për mbështetje­n e vazhdueshm­e të qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve. "E sigurova Shkëlqesin­ë e Tij se Hungaria është një nga mbështetës­et kryesore të integrimit perëndimor të Shqipërisë, sidomos të anëtarësim­it në Bashkimin Evropian. Hungaria dhe ne personalis­ht do të bëjmë çdo gjë për ta përshpejtu­ar atë proces dhe t'ua bëjmë të qartë udhëheqësv­e evropianë se anëtarësim­i i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i rëndësishë­m vetëm për Shqipërinë. Nuk është i rëndësishë­m vetëm për rajonin, por është bindja ime personale se është i rëndësishë­m edhe për vetë BE- së, sepse Shqipëria si një vend i ri anëtar, mund t'i japë energji pozitive, ambicie dhe një shtysë të re Bashkimit Evropian, gjëra për cilat patjetër që kemi nevojë", tha Orbán. Edhe kryeparlam­entari hungarez Kövér e siguroi Presidenti­n Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë rezervë në aspiratën e saj evropiane.

 ??  ?? Parlamenti i Holandës dhe faksimile e vendimit të djeshëm
Parlamenti i Holandës dhe faksimile e vendimit të djeshëm
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania