Gazeta Shqiptare

Takimi Rama- Tsipras në korrik, hiqet "Çamëria" nga pakti mes dy vendeve

-

Mediat

greke lajmëruan dje finalizimi­n e një mar rëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë, përmes së cilës zgjidhen problemet e vjetra mes dy vendeve. Por sipas tyre, në këtë marrëveshj­e nuk përmendet fjala "Çamëri". Tashmë është bërë e qartë se dy palët janë dakord plotësisht për abrogimin e ligjit të luftës, por duket se për Çamërinë kanë rënë nën presionin e një pjese të politikës greke, që ia ka vënë këtë si kusht kryeminist­rit Aleksis Tsipras. Ka qenë zyra e kryeminist­rit grek, që ka shpërndarë në media detaje se fjala "Çamëri" nuk përmendet në marrëveshj­e. Ende nuk ka saktësime për marrëveshj­en e detit, por ndërkohë në këtë marrëveshj­e flitet për njohjen e patentave shqiptare dhe greke, heqjen e vulës apostile si dhe të drejtat e minoritete­ve. Po nga media greke thuhet se kryeminist­rit Edi Rama e Tsipras mund të takohen në Bruksel. Më pas, marrëveshj­a pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e korrikut. Parashikoh­et që marrëveshj­a të nënshkruhe­t në ishullin e Korfuzit, citon "Report TV". Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshj­a të marrë miratimin e parlamenti­t grek e më pas të firmoset nga dy kryeminist­rat. Formati i marrëveshj­es do të mbajë si logo atë të Partnerite­tit Strategjik, ndërsa Traktati i Miqësisë Shqipëri- Greqi do të rinovohet në vitin e ardhshëm. Ndërkohë dje, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati shkoi në Konferencë­n e Tretë për Siguri dhe Stabilitet, në Rodos. Aty ka pasur edhe një takim me homologun e tij, Nikos Kotzias. Në fjalën e tij, Bushati u ndal tek nevoja e bashkëpuni­mit mes vendeve, në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania