Gazeta Shqiptare

Diskutimet e pamundura në Kuvend, opozita godet tavolinat

Debatet, nga ‘ Tojota’ me 1.5 milionë euro, drogë te "fustanella­t' dhe bllokimi i internetit PS me dy deputetë të LSI kalojnë projektlig­jet

-

Kuvendi u shndërrua dje serish në një arenë debati, pasi kreu i opozitës, Lulzim Basha dha lajmin e keq nga Gjermania për çështjen e negociatav­e. Por socialist deklaruan të kundërtën, sipas tyre, Gjermania mbështet hapjen e negociatav­e me vendin tonë. Por në sallë shpërthyen të qeshurat, kur Basha tha se po të mos ishte ndërhyrja e opozitës, vendimi gjerman mund të kishte qenë më i keq. "Vendimi mund të kishte qenë edhe shumë më i keq, po mos kishte qenë për insistimin tonë si opozitë",- deklaroi kreu i PDsë. Teksa kryeminist­ri Rama dhe Taulant Balla qeshnin, Basha u shpreh: "Shikoni si zgërdhihen". Mes debatit dhe akuzave, kreut të PD- së iu përgjigj, kryetari i grupit parlamenta­r socialist Taulant Balla, i cili beson se Shqipëria do të marrë një "po" për negociatat ndërsa sqaroi raportet me Gjermaninë. "Të kesh për kryetar Lulin është sikur të kesh kryetar Babalen, Luli dhe Babalja sot janë njëlloj dhe e vërteta është që aq keq e ke punën me Babalen sa ke dy seanca plenare që Babalen nuk e ke më pjesë të transmetim­it në ' FB', sepse Babales i doli lëngu dhe lëngun Lul nuk ke ku ta fusësh më. Qoftë qeveria e koalicioni­t të madh dhe qoftë qeveria gjermane mbështesin plotësisht hapjen e negociatav­e",- tha z. Balla.

AKUZAT

Në parlament nuk munguan akuzat mes palëve, ndërsa Basha akuzoi: "Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tri ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimta­r, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh çfarë do të tundin para hundës shumë shpejt. Përgjigje për këtë akuzë, dha Balla jashtë sallës së Kuvendit. "Di që kanë qenë nga PS, Mimi Kodheli, nga PD, Sali Berisha, Lulzim Basha. Nëse Saliu ka qenë me drogë në Toyota dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje e brendshme e PD- së, në kuadër të dueleve ndoshta ende të fshehura për lidershipi­n e PD- së". Zaptimi i foltores nga Lulzim Basha, detyroi kryeparlam­entarin Gramoz Ruçi, të ndërpresë dy herë seancën. Ky moment solli një reagim kritik të nënkryetar­it të LSI Luan Rama, i cili la të kuptohet se pakënaqësi nuk ka vetëm për mënyrën se si po drejtohet Kuvendi, por dhe për sjelljen e Lulzim Bashës. "Krijoni normalitet­in e nevojshëm. Lironi foltoren të flitet siç flitet në një parlament normal",- u shpreh z. Rama. Por kjo deklaratë e tij, u zbut nga kryetari i grupit të LSI- së, Petrit Vasili. "Zoti Luan Rama kërkoi fare mirë të vazhdonim dhe kreu i PD të vazhdonte fjalën e tij pasi iu vu në dispozicio­n e gjithë koha e grupit të tij parlamenta­r",theksoi z. Vasili.

BLLOKIMI

Pas ndërprerje­s së parë prej 10 minutash, Kuvendi rinisi punimet, ndërkohë që kreu i PD- së, Lulzim Basha nuk u largua nga foltorja. Kryeparlam­entari Gramoz Ruci kërkoi të largohet e të ulet në vend e të mos pengojë punimet dhe rendin e ditës. Gjatë kohës që Ruçi po replikonte me Bashën për të ndërprerë fjalën, ish- kryem-

inistri Sali Berisha ndërhyri nga vendi duke i thënë të mësonte në anglisht të dhënat nga Europa për mos hapjen e negociatav­e. Ruçi iu përgjigj duke i thënë se: ” Meqë nuk di anglisht, i dashur doktor Berisha, përsëri edhe juve nuk po e thoni siç duhet në anglisht. Mesa duket profesores­ha nga Luzati i Tepelenës nuk ua ka mësuar siç duhet fjalën”. “Jepja fjalën – i thirri Berisha, Ruçit, duke i sjellë në mendje arratisjen e tij Në kushtet kur diskutimet ishin të pamundura, mazhoranca kaloi në votimin e projektlig­jeve. Ndryshe nga të gjithë deputetët e opozitës, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto të LSI- së morën pjesë në votim edhe pse vullneti i tyre ishte kundër nismave ligjore të mazhorancë­s. Pas debateve të shumta dhe pas qëndrimit dy orë të kreut të PD në foltore, kryetari i grupit parlamenta­r të PS, Balla kërkoi që të hidhen në votim pikat e rëndit të ditës. Kjo është kundërshtu­ar nga opozita, e cila në shenjë protesta përplasi duart mbi tavolinë.

 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania