Gazeta Shqiptare

Basha: Gjermania ka vendosur, jo negociata për Shqipërinë

Kamp refugjatës­h? Rama: S'na ka kërkuar kush të marrim 600 mijë sirianë "Kryeminist­ri po blen Europën me sirianët"

- Valentina Madani

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha njoftoi dje në Kuvend se Gjermania ka deklaruar votën e saj kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë. Për më shumë se një orë Lulzim Basha bllokoi foltoren e Kuvendit duke mos lejuar asnjë diskutim veç çështjes së negociatav­e për Shqipërinë, për të cilën tha se ka ardhur edhe vendimi i Gjermanisë. Ai akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se e ka fshehur dy net më parë lajmin e keq për shqiptarët. Basha tregoi disa nga arsyet e forta që ka vendosur Bundestagu gjerman që të pengojnë sipas tij hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE. "Edi Rama është informuar për fatin e negociatav­e dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, ( parmbrëmë) vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel- Macron, kristiande­mokratët dhe kristianso­cialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatav­e me Shqipërinë. Edi Rama ka gënjyer. Nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatav­e. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshm­ërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucio­nale e blerë prej tij",- deklaroi z. Basha. Më tej kreu, i PD- së, akuzoi kryeminist­rin Rama se me anë të refugjatëv­e po kërkon të blejë heshtjen e Europës për situatën e drogës dhe korrupsion­it në vend. "Ky tani ofron pazar të marrë 600 mijë sirianë, 500 mijë shqiptarë i çoi refugjatë, por është gati të marrë 600 mijë sirianë. Kjo është fantazma që sillet tani nëpër Europë",- theksoi z. Basha.

REPLIKA

Kryeminist­ri Edi Rama nuk foli dje në parlament për çështjen e refugjatëv­e edhe pse është një nga çështjet më të diskutuara, por ka gjetur një vend tjetër për të bërë sqarime. Ndërkohë që flitet se ngritja e kampeve për refugjatët e lindjes në Shqipëri është një kusht nga Europa, Rama mohon kategoriki­sht që kjo gjë i është kërkuar nga ndonjë vend. Ndërsa një komentues e ka ngacmuar për refugjatët në "Facebook", Rama i është përgjigjur me shprehjen se i vjen keq për 100 të mençurit që hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla. Komentuesi shkruan: "Rrofsh, zoti kryeminist­ër, shumë vepër e madhe jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin!! Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanez­ët, iranianët etj. Atje do ishte kryevepër fare. Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një kamp as nuk na falen gjë, por çdo gjë e fituam! Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj… mbrapa". Kurse kryeminist­ri Rama u përgjigj: "Domethënë, ti që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtetë ekziston mundësia që Shqipërisë t'ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu eee?! Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë! Domethënë ti që di ku e ka bishtin dardha mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojn­ë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm eee?! Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallë­ku!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania