Gazeta Shqiptare

REAGIMI I FAMILJARËV­E

Vdekja e Enea Ftoj në paraburgim, prokuroria akuzon tre efektivë policie: S'i dhanë ndihmë

-

KORÇË - Një ditë pas daljes së ekspertizë­s mjekoligjo­re, mësohet se Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzë për tre efektivët e komisariat­it të këtij qyteti për mosdhënie ndihme ndaj 27- vjeçarit Enea Ftoj, që ndërroi jetë në ambientet e paraburgim­it. Burime nga organi i akuzës dje bënë me dije për "GSH" se pas konkluzion­eve të ekspertizë­s mjeko- ligjore që saktësoi se i riu nuk është dhunuar në ambientet e policisë, hetimet po "Im bir është dhunuar barbarisht. Isha vetë në morg dhe i pashë shenjat në trup dhe fytyrë. Jemi të bindur që është dhunuar. Kërkojmë zhvarrosje­n e trupit dhe të bëhet përsëri ekspertizë. Nëse nuk do zbardhet e vërteta, do të bëjmë vetëgjyqës­i", deklaroi dje babai i 27- vjeçarit, i cili një muaj më parë u gjet i vdekur në paraburgim.

vijojnë. "Fakti që i riu nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë që policia nuk ka përgjegjës­i penale për vdekjen e tij. Ka prova që efektivët e policisë nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojt,

edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetëso­re gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambientet e komisariat­it", thanë burimet nga Prokuroria e Korçës. Ndër- kaq, po të njëjtat burime pohuan se policia ka shkelur rregullore­n e trajtimit të të shoqëruarv­e dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27- vjeçarit. Të mërkurën, drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brend- shme dhe Ankesave ( SHÇBA,) Anila Trimi teksa bazohej tek ek- spertiza mjeko- ligjore, deklaroi se 27- vjeçari Enea Ftoj ndërroi jetë për shkaqe natyrale dhe jo nga dhuna. Ky pretendim u hodh poshtë nga familja e viktimës, e cila kërkoi zhvarrosje­n e Enea Ftoit dhe kryerjen sërish të ekspertizë­s.

 ??  ?? 27- vjeçari Enea Ftoj
27- vjeçari Enea Ftoj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania