Gazeta Shqiptare

Izet Haxhia fiton ‘ betejën’, rihapet dosja ‘ Hajdari’

Ish- truproja: Berisha pagoi 1 mln euro për eliminimin tim. Avokati: Kemi prova të reja, të pyeten 21 politikanë Gjykata pranon kërkesën e të dënuarit me 25 vite burg për rigjykim

-

Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bash këpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit ka fituar të drejtën për t'u rigjykuar. Gjykata e Tiranës ka pranuar dje kërkesën e ish- truprojës së ish- kryeminist­rit Berisha për rivendosje­n në afat, çka mundëson rihapjen e dosjes "Hajdari", e konsiderua­r si dosja e shekullit. Vendimi i gjykatësit Besnik Hoxha u prit me duartrokit­je në sallë, ku ishte i pranishëm vetë Haxhia dhe disa të afërm të tij. Gjatë seancës së djeshme, Izet Haxhia hodhi sërish akuza të forta në drejtim të ish- kryeminist­rit Sali Berisha, për të cilin tha se kishte paguar klanet e drogës me 1 milion euro, me qëllim eliminimin e tij. "Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi, por nuk ia doli. Dosja ' Hajdari' është treguesi i qartë i futjes së duarve të krimit në drejtësi nga klanet e malësorëve të Tropojës dhe të Skraparit. Të dënohem, por së pari të dëgjohem", tha Izet Haxhia. Ndërkohë, në seancën e kaluar Izet Haxhia tha se nuk është njoftuar në atë kohë për dënimin e tij dhe i është rrezikuar jeta, ndërsa prokuroria publikoi shkresat dhe u shpreh se Izeti është njoftuar. Ai kërkoi sërish ballafaqim me Sali Berishën. "Unë kam ardhur këtu që të dëgjohem. Nga vitet ' 90- të deri ' 98- ën jam dëshmitar i shumë ngjarjeve që i ' djegin' Sali Berishës. Dua një ballafaqim me Sali Berishën", - tha Izet Haxhia në seancën e kaluar.

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Tiranës, reagoi avokati i tij, Bashkim Nikolla. Ai e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin e gjykatës në fjalë për rigjykimin e klientit të tij. Sipas avokatit, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm. Në një intervistë për "News 24", Nikolla sqaroi me detaje se klienti i tij që pretendon pafajësinë do t'i drejtohet tashmë Gjykatës së Apelit. Avokati u shpreh se klienti i tij ka prova, të cilat do t'i bëjë prezente në momentin e duhur. Ndërsa, foli për të paktën 21 politikanë shqiptarë për të cilët do të kërkohet dëshmia në lidhje me një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. "Të merret vesh se kush e vrau Azem Hajdarin, pse të mos merret vesh kur klienti im është i pafajshëm", - deklaroi avokati.

Çfarë ndodhi në seancën e sotme?

Bashkim Nikolla: Me këtë vendim që mori gjykata e Shkallës së Parë flet shumë, është një ditë e mirë për Shqipërinë, për drejtësinë që kriminelët e vërtetë të dënohen. Është hapur rruga për të regjistrua­r nga ana jonë, për të proceduar

më tej me ankimin. Do rendisim provat dhe do themi pse jemi të pafajshëm, pra do provojmë që na takon pafajësia. Keni prova të reja? Bashkim Nikolla: Sigurisht që ka prova. Nuk është momenti për t'i bërë të njohura. Ne do sqarojmë pozicionet tona dhe mbështetje­n në prova reale.

Çështja tani shkon në Apel?

Bashkim Nikolla: Pat-

jetër na është hapur rruga të ridëgjohem­i e gjykohemi në një dosje skandaloze. Vetëm dje kemi pasur mundësi të prekim dosjen prej 702 faqesh. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit, që organi i akuzës u ka bërë thirrje të paraqiten dhe nuk kanë shkuar të dëshmojnë. Kanë pasur një seli partiake dhe nuk e kanë përfillur drejtësinë. Do kërkojmë gjithë këta politikanë të dëshmojnë. Të

gjithë e kërkojnë kush është vrasësi i Azem Hajdarit? Të gjithë ta marrin vesh kush është.

I qëndroni akuzës së bërë nga Izet Haxhia se është paguar 1 milion euro për ta eliminuar fizikisht?

Bashkim Nikolla: Po, do ta vërtetojmë porositësi­n, se Izet Haxhia ka pasur rrezik permanent për jetën. Të bëhet drejtësi, pa bota të përmbyset. Unë kam shumë besim tek drejtësia.

 ??  ?? Avokati Bashkim Nikolla
Avokati Bashkim Nikolla
 ??  ?? Izet Haxhia në sallën e gjyqit
Izet Haxhia në sallën e gjyqit
 ??  ?? Azem Hajdari
Azem Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania