Gazeta Shqiptare

Matura Shtetërore, dalin rezultatet e Gjuhë- Letërsisë, 1363 nxënës nuk kalojnë testin

Udhëzimi/ Miratohen datat e provimeve kombëtare

-

Qendra

e Shërbimeve Arsimore ka shpallur rezultatet e provimit të detyrueshë­m të Maturës Shtetërore 2018- të, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria e Arsimit, në njoftimin e saj për mediat bëri me dije se 1363 maturantë u vlerësuan me notën 4, çka do të thotë se 3.8% ndër 35609 nxënës që iu nënshtruan testit, nuk mundën ta kalonin atë. Ndërkohë vetëm 0.6% e maturantëv­e u vlerësuan maksimalis­ht me notën 10, pra 221 nxënës në total. Pritet që në ditët në vijim maturantët të njihen edhe me rezultatet e provimit të detyruar të Matematikë­s, si dhe atij të lëndëve me zgjedhje të zhvilluar dy ditë më parë.

PROVIMET KOMBËTARE

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar udhëzimin e Ministrisë së Arsimit mbi datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë në sesionin e dytë. Kështu testi i gjuhës së huaj për nxënësit e vitit shkollor 2017- 2018 do të zhvillohet në 24 gusht të këtij viti, ai i gjuhës shqipe në 28 gusht e 3 ditë më pas, pra në 31 gusht do të mbahet edhe provimi i fundit, ai i matematikë­s. Në udhëzim më tej theksohet se nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë, sesioni i dytë, në lëndën Gjuhë amtare. "Provimi kombëtar i arsimit bazë, sesioni i dytë, në lëndën Gjuhë amtare, do të zhvillohet më 22 gusht 2018. Për provimet kombëtare të arsimit bazë 2018, sesioni i dytë, të ndiqen procedurat e përcaktuar­a në urdhrin nr. 88, datë 23.2.2018, "Për miratimin e rregullore­s për "Procedurat e organizimi­t dhe zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë, viti shkollor 2017- 2018",- nënvizohet në udhëzim. Sakaq, provimet kombëtare të arsimit bazë 2018, sesioni i dytë, do të fillojnë në orën 10: 00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Hartimi i testeve do të kryhet sipas rregullore­s për procesin e organizimi­t dhe zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë 2018. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare, sesioni i dytë, përgatitet nga DAR Gjirokastë­r. Ndërkohë për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare, sesioni i dytë, përga- titet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësue­si i DAR Korçë. Vo. Du

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania