Gazeta Shqiptare

Amerika hap dyert për të fejuarit, procedura e aplikimit

Ambasada: Kushtet dhe dokumentac­ioni për të fituar vizën, ku duhet të keni kujdes "Ja ndryshimi i kategorive të vizave për të martuarit"

-

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundësi të përfitojnë nga vizat për çiftet. Ditën e djeshme, ambasada amerikane u ka bërë thirrje të gjithë personave që të kenë kujdes, pasi kategoritë e vizave mes çifteve të martuara dhe atyre të fejuar janë të ndryshme. "Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara", - theksojnë ekspertët. Kështu, në varësi të statusit që ka ka bashkëshor­ti, ( qytetar amerikan, apo banor i përhershëm i ligjshëm - me ' Green Card'), ndryshojnë edhe procedurat. Ndryshimi ndërmjet tyre është koha e pritjes. Nëse bashkëshor­ti është qytetar amerikan, të interesuar­it për bashkim janë në kategorinë IR1 ose CR1. Ndërkohë pasi dorëzohet peticioni I- 130 tek USCIS, duhen rreth 5- 8 muaj për miratim nga USCIS, pastaj dosja i kalon NVC. Rreth një muaj më pas, NVC kontakton qytetarin me dokumentac­ionin që duhet të dërgojë. Pasi individi i ka dërguar të gjitha dokumentet, NVC do të caktojë një datë takimi për intervistë në Seksionin Konsullor në Tiranë. "Sa më shpejt e sa më të saktë i dërgoni dokumentac­ionin e kërkuar NVC- së që në herën e parë, aq më shpejt ju caktohet data e intervistë­s nga NVC- ja", - nënvizon ambasada amerikane në Tiranë.

VIZAT PËR TË FEJUARIT

Të gjithë ata persona që janë fejuar me një qytetar/ e amerikan tashmë kanë mundësinë të përfitojnë vizë joemigrues­e të tipit K- 1, e cila i jep mundësinë të shkojë në Shtetet e Bashkuara. Nëpërmjet kësaj vize, shtetasi i huaj që është fejuar me një amerikan, pas zhven- Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara", - theksojnë ekspertët. Kështu, në varësi se çfarë statusi ka bashkëshor­ti, ndryshojnë edhe procedurat. Ndryshimi ndërmjet tyre është koha e pritjes. dosjes në SHBA, duhet që të martohet brenda 90 ditëve pas mbërritjes e pas kësaj duhet të rregullojë statusin e tij në rezident të përhershëm të ligjshëm me zyrat Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracion­it të Departamen­tit të Sigurisë Kombëtare. Për shkak se viza për të fejuarit i lejon mbajtësit të emigrojë dhe të martohet me një qytetar amerikan menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, atij do t'i duhet të plotësojë disa nga kërkesat e vizës së emigrimit. Ndërkaq, fëmijët e ligjshëm të aplikantëv­e K- 1 mund të marrin vizën K- 2.

APLIKIMI

"Nëse i/ e fejuari/ ja juaj banon në Shqipëri, zyra jonë në ambasadën amerikane në Tiranë pasi merr peticionin e përpunuar nga NVC, do të dërgojë udhëzime të detajuara mbi dokumentac­ionin e kërkuar dhe vizitën mjekësore të kërkuar", - nënvizohet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane. Ndërkohë, kandidatit gjatë intervistë­s do t'i merren shenjat e gishtërinj­ve elektronik­isht e madje në disa aplikime vizash mund të jetë i nevojshëm procesi administra­tiv, që kërkon kohë shtesë pas përfundimi­t të intervistë­s nga zyrtari konsullor. Shumica e proceseve administra­tive zgjidhen brenda 60 dit? ve nga dita e intervist? s, por gjithsesi, koh? zgjatja varet nga rrethanat individual­e t? çdo rasti. Ndërkohë, fëmijët e aplikantëv­e për vizë K- 1 mund të aplikojnë për vizën e llojit K- 2, ndërsa një aplikim i veçantë duhet dorëzuar për çdo kandidat të vizës K dhe çdo aplikant i kësaj kategorie vize duhet të paguajë tarifën e kërkuar. Ndërkohë, edhe shtetasi amerikan duhet të kryejë aplikimin nga ana e tij me formularin "I129F, peticion për të fejuarin/ ën e huaj" në zyrat e emigracion­it në SHBA. Në fund të intervistë­s për vizën emigruese, zyrtari konsullor do të informojë kandidatin nëse aplikimi i tij për vizë miratohet ose refuzohet.

 ??  ?? Ambasada amerikane
Ambasada amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania