Gazeta Shqiptare

6% 3% 1.5%

-

Të gjithë emigrantët sh qiptarë që jetojnë jas htë vendit mund të përfitojnë pension edhe në Shqipëri, edhe pse nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ditën e djeshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve emigrantë që të sigurohen vullnetari­sht për të marrë pagesën e pensionit të pleqërisë, invalidite­tit, apo familjar. “Qytetarë emigrantë! Instituti i Sigurimeve Shoqërore ju ofron sigurimin shoqëror vullnetar, si një mundësi më shumë për të përfituar pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar”, - thekson ISSH. Ndërkohë, kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuar­it se pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalish­t 15 vite pune me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. “Nëse do të parapaguan­i në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore, 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuon­i për të kaluarën dhe të tashmen, t’ju sigurojmë të ardhmen!”, - bën thirrje Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por, nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktua­r më parë.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshë­m dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, edhe personat që nuk janë pjesëmarrë­s në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi, “Nëse do të parapaguan­i në fillim të periudhave do të ketë zbritje 6% mbi shumën për një pagesë vjetore”, - bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore në faqen e tij zyrtare.

ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

“Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuar­a në Ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit, i: pensionit të plotë të pleqërisë, pensionit të pjesshëm të pleqërisë, pensionit të reduktuar të pleqërisë, pensionit të inval-

iditetit, pensionit të pjesshëm të invalidite­tit”, - thekson ISSH. Ndërkaq në sigurimin vullnetar, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vulln-

Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar si dhe shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universita­re, pasi periudha pasunivers­itare është me pagesë. Ndërkohë, ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshë­m dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë. Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohe­t nga koha kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar por në këto pagesa nuk

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar për vitin korrent nga personi i interesuar është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. “Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespond­on pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguan­i për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: - 6% mbi shumën për një pagesë vjetore ( me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); - 3% mbi shumën për një pagesë 6- mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); - 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)”, - theksohet në faqen zyrtare të ISSH- së. Gjithsesi, pagesat e vitit korrent mund të bëhen edhe me shumëfishi­n e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufi të

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikis­ht aktivë të vetëpunësu­ar, të punësuar dhe punëdhënës­it, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korrent në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 24 000 dhe 105 850 lekë ( qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri). ISSH bën me dije se personat e vetëpunësu­ar sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë e mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetari­sht deri në kufirin e pagës maksimale 105 850 lekë. Ndërkohë, punëmarrës­it që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënës­in kanë të drejtë të sigurohen vullnetari­sht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin deri në nivelin e pagës maksimale 105 850 lekë. Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale ka të drejtë të sigurohet vullnetari­sht deri në kufirin e kësaj page, ndërsa çdo kontribuue­s vullnetar për vitin korrent ka të drejtë të sigurohet për më shumë të ardhura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania