Gazeta Shqiptare

BSH, nismë për dixhitaliz­imin e sistemit të pagesave

Sejko: Interneti mjet i rëndësishë­m për një zhvillim ekonomik

-

tit më të vogël përbërës të ekonomisë - individit dhe biznesit,- tha ai. Në kushtet e tregut shqiptar, i cili karakteriz­ohet nga një përfshirje dhe edukim financiar i ulët, si dhe shërbime të ofruara me kosto relativish­t të larta, synimi ynë do të jetë nxitja e sistemit bankar në ofrimin për qytetarët të shërbimeve lehtësisht të aksesueshm­e e me kosto efektive, duke mbështetur kështu objektivin e një përfshirje­je më të gjerë financiare. Nevoja për ndërhyrje në këtë drejtim bëhet më e rëndësishm­e dhe sfiduese, sidomos teksa përjetojmë zhvillime teknologji­ke të shpejta e gjithëpërf­shirëse. Në kushtet kur shumica e aspekteve të jetës së përditshme po dixhitaliz­ohen dhe automatizo­hen, modernizim­i i sistemeve të pagesave bëhet edhe më i rëndësishë­m. Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetje­n e Bankës Botërore, evidentohe­t qartazi se promovimi i dixhitaliz­imit dhe inovacioni­t në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrument­e, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshm­e dhe të përballues­hme nga të gjithë. Në Shqipëri, ky zhvillim është ndjeshëm më i vonuar se në vendet e tjera, me të cilat ne synojmë të përafrohem­i në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, ndaj promovimi i tij merr akoma më shumë vlerë e rëndësi jo vetëm në kuadër të këtij integrimi, por edhe më gjerë, në tregjet ndërkombët­are, tha Guvernator­i. Modernizim­i i këtyre sistemeve përmes dixhitaliz­imit dhe inovacioni­t do të synohet nëpërmjet një zhvillimi të mirërregul­luar dhe me objektiva qartësisht të përcaktuar në strategjin­ë afatmesme, e cila do të prezantohe­t sot në këtë konferencë. Si një nismë konkrete në këtë drejtim mund të përmendim transpozim­in e direktivës së Bashkimit Eu- ropian, e cila konsideroh­et si një nga legjislaci­onet më avangardë të fushës. Banka e Shqipërisë, në bashkëpuni­m dhe me ekspertë të Bankës Botërore dhe Bankës së Italisë kanë hartuar një projektlig­j për këtë qëllim, i cili së shpejti do të jetë objekt konsultime­sh publike.

PAGESAT

1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë; 418 milionë lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

 ??  ?? Guvernator­i i BSH, Genti Sejko
Guvernator­i i BSH, Genti Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania