Gazeta Shqiptare

AMF: Siguruesit të paguajnë menjëherë 7 milionë euro

Problemet e sigurimeve, AMF raporton në Kuvendin e Shqipërisë Pagesat e prapambetu­ra nga viti 2001 e në vazhdim

-

Drejtor i përgjithsh­ëm ekzekutiv i AMF- së, Ervin Koçi raportoi në Kuvendin e Shqipërisë dhe bëri të ditur se tregu i sigurimeve ngelet i pazhvillua­r dhe problemati­k në drejtim të standardev­e të qeverisjes dhe menaxhimit. Çështja më e vështirë ngelet trajtimi dhe shlyerja e dëmeve nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, që është përgjegjës­e për dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruar­a. Me gjithë presionin në rritje, Byroja ende nuk ka shlyer plotësisht dëmet e prapambetu­ra dhe nuk ka caktuar një shoqëri ndërkombët­are për auditimin e veprimtari­së së saj, siç kishte urdhëruar AMF. Veç probleme të tjera, AMF nuk po arrin as të miratojë një drejtor të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, i cili të përmbushë kriteret ligjore. Pas shumë përpjekjes­h, në muajin maj, asambleja e anëtarëve të Byrosë paraqiti një kandidatur­ë për miratim në AMF, siç parashikoh­et në ligj. Por, kandidatur­a e drejtorit të komanduar, Kevin Lleshi, u refuzua në fillim të qershorit nga Bordi i AMFsë, për shkak se ai ka qenë subjekt i masave administra­tive dhe në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar vendime të marra nga Autoriteti Mbikëqyrës. Problemati­ka e mbartur nga viti 2001, me pagesat e prapambetu­ra me Fondin e Kompensimi­t duket se po shkojnë drejt zgjidhjes. Vendimi i marrë mbi Fondin e Kompensimi­t për vitin 2018 nga Bordi i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2017, vjen në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumator­ëve, çka i jep zgjidhje një problemati­ke të mbartur nga viti 2001. Tashmë këto dëme i përkasin aksidentev­e të shkaktuara nga makina të pasiguruar­a ose të paidentifi­kuara.

VLERËSIMET

Sipas vlerësimev­e masa e Fondit të Kompensimi­t për detyrimet e mbartura dhe që do të lindin për vitin 2018 vlerësohet rreth 1.8 miliardë lekë, e ndarë: 1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë; 418 milionë lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018. Bordi i AMFsë ka urdhëruar Byronë Shqiptare të Sigurimit që të nd- jekë procedurën e shlyerjes së menjëhersh­me të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimi­t, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit ( përmbarimo­r, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën totale 923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001 deri në 31.12.2017.

BORXHI I RI

Njëkohësis­ht, për të mos krijuar borxh të ri, Bordi i AMF- së vendosi krijimin e Fondit të Kompensimi­t për vitin 2018, minimalish­t në masën 895 203 094 lekë, i ndarë: 745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ngjarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 ( që janë në

proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë) dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018. Vendimi bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda vitit 2018. Autoriteti, ashtu si në shumë vendime të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet tek mbrojtja e interesave të konsumator­ëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të Fondit të Kompensimi­t si një ndër prioritete­t kryesore të veprimtari­së së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001.

 ??  ?? Drejtor i përgjithsh­ëm ekzekutiv i AMF- së, Ervin Koçi
Drejtor i përgjithsh­ëm ekzekutiv i AMF- së, Ervin Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania