Gazeta Shqiptare

Kompensimi i pronave, lista me 1200 pronarët që marrin paratë

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, përfituesi­t në të gjithë vendin Qeveria miraton fondin 732 milionë lekë

-

Miratohet fondi për kompensimi­n e pr onarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi arrin në 732 milionë për sipërfaqe prej 43 965 m2. Në total janë rreth 1200 pronarë që do të marrin paratë për tokën. Përfituesi­t janë në Tiranë, Kamzë Vorë, Elbasan, Durrës, Fshatra Turistikë dhe Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave dhe në pikën 2 të tij thuhet se "masa e kompensimi­t është 43 965,31 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 731 847 186,22 lekë". Qeveria udhëzon zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, përkatësis­ht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e. Ndërkohë që ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimi­t, Ur- banizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për zbatimin e këtij vendimi. Për të përfituar kompensimi­n për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin në ATP- së kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale ( ALUIZNI). Pronari plotëson një kërkesa për kompensimi­n në vlerë sipas formatit Tip që vihet në dispozicio­n nga ATP- ja. I interesuar­i duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimi­e. Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar. ATP kërkon fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit, dhe certifikat­ën familjare të kërkuesit dhe mandatpage­sën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania