Gazeta Shqiptare

Vuçiç: Pro kompromisi­t, por s'i nënshtrohe­mi presionit

Dialogu Kosovë- Serbi, Thaçi: Është koha për marrëveshj­e historike Opozita refuzon ftesën e presidenti­t kosovar

-

Me rastin e vazh dimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromise, por jo edhe të pranojë çfarëdo presioni, shkruajnë mediat serbe. Gjatë një konference për gazetarë, Vuçiç ka deklaruar se ka kontaktuar me zyrtarë të Brukselit të cilëve u ka thënë se: "nëse janë të vërteta qëndrimet e shqiptarëv­e, atëherë nuk ka nevojë të shkoj në Bruksel të humb kohë", duke pretenduar se kinse ata e kanë lutur që të shkojë në Bruksel, transmeton Telegrafi. "Nëse mendoni se mund të me detyroni t'i dëgjoj dhe shërbej Haradinajt, Hotit dhe Hoxhajt, mos më thirrni"- ka shtuar Vuçiç. Ai ka thënë para gazetarëve se nuk i frikësohet presionit të perëndimit. "Keni gjetur personin e gabuar për t'i bërë presion. Nëse jeni të gatshëm të bisedojmë për kompromise, jemi të gatshëm", ka thënë për fund presidenti serb. Ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se Kosova duhet të rregullojë mosmarrëve­shjet me Serbinë dhe të arrijë në një marrëveshj­e që do të mundësojë normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve në mes të Kosovës e Serbisë. Ai i bëri këto komente një ditë pasi mori ftesën për një raund të ri bisedimesh në Bruksel me presidenti­n e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. "Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve që në një mënyrë apo tjetër po zgjas- "Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve, të cilat në një mënyrë apo tjetër po zgjasin tash e njëzet vite, që të nënshkruhe­t një marrëveshj­e historike në mes të Kosovës dhe Serbisë, me të cilën do të përfundont­e një epokë tragjike mbi një shekullore në raportet në mes dy shteteve dhe popujve tanë", - ka thënë Vuçiç.

in tash e njëzet vite, që të nënshkruhe­t një marrëveshj­e historike në mes të Kosovës dhe Serbisë, me të cilën do të përfundont­e një epokë tragjike mbi një shekullore në raportet në mes dy shteteve dhe popujve tanë",- tha ai. "Arritja e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse me Serbinë është e domosdoshm­e për synimin tonë që të bëhemi shtet anëtar i Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, për të përshpejtu­ar procesin e integrimit të Kosovës në

Bashkim Europian dhe në paktin NATO. Për të siguruar vendin e merituar të Kosovës në arenën ndërkombët­are", tha ai. Presidenti Thaçi tha se edhe në këtë fazë Kosova do të ketë mbështetje­n e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas tij, janë thellësish­t të interesuar­a për arritjen e marrëveshj­es përfundimt­are. "Nevoja për arritjen e kësaj marrëveshj­eje i tejkalon mandatet tona politike të përkohshme. Shkon edhe përtej raporteve aktuale midis partive qeverisëse apo opozitare, duke i bërë të papërfills­hme lidhjet afatshkurt­ra në mes të politikanë­ve dhe partive në Kosovë. Kosova në asnjë rrethanë nuk mund të refuzojë dialogun apo negociatat", tha ai. Takimi i së dielës në mes të dy presidentë­ve shihet si një përpjekje për t'i hapur rrugë arritjes së një marrëveshj­eje detyruese ligjore për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet tyre. Ndërsa opozita e Kosovës i ka thënë ' jo' ftesës së presidenti­t Hashim Thaçi për t'u përfshirë në fazën finale të dialogut me Serbinë, e cila do të nisë këtë të diel. Kreut të shtetit, madje, nuk i njihet as e drejta për ta përfaqësua­r Kosovën në këtë proces, shkruante "Arritja e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse me Serbinë është e domosdoshm­e për synimin tonë që të bëhemi shtet anëtar i OKB, për të përshpejtu­ar procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe në paktin NATO. Për të siguruar vendin e merituar të Kosovës në arenën ndërkombët­are",tha Thaçi. ' Koha Ditore'. Në një konferencë shtypi organizuar të mërkurën, presidenti ka thënë ta ketë mandatin e edhe obligimin kushtetues që ta përfaqësoj­ë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombët­are, e edhe t'i prijë deri në fund dialogut me fqinjin verior. E ka deklaruar këtë, vetëm një ditë pasi ai dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kanë marrë ftesën nga përfaqësue­sja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, që më 24 qershor të marrin pjesë në takimin e parë të fazës përfundimt­are të dialogut Kosovë- Serbi, i cili do të finalizohe­t me një marrëveshj­e ligjërisht detyruese.

 ??  ?? Aleksandër Vuçiç
Aleksandër Vuçiç
 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania