Gazeta Shqiptare

1967, lufta kundër fesë edhe me tanke e topa

Si u shembën minaret e xhamive në Shkodër dhe u zhdukën Çetirët në Berat

- Nga: Ylli Polovina

Tërë viti 1967 ka qenë për shqiptarët një i ngjashëm me përsëritje­n e një përmbysjej­e sociale. U quajt atëherë "revolucion kulturor". Siç doli më pas, qe një variant i ndikuar edhe prej atij kinez, maocedunia­n. Kataklizma shoqërore ndodhi që në janar, kur të rinjtë e gjimnazit durrsak "Naim Frashëri" ( vetvetiu siç thonë një palë, të komanduar siç këmbëngul një grup tjetër), shpallën nismën "Të luftojmë deri në fund ideologjin­ë fetare, besëtytnit­ë, zakonet prapanike". Më 6 shkurt Enver Hoxha u hodh në veprim dhe lëshoi në publik silurën e fjalimit "Revolucion­arizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit". Dy ditë më vonë "Zëri i Popullit" i dha mbështetje iniciativë­s së gjimnazist­ëve të "Naim Frashërit". Në titullin e editoriali­t të saj politik redaksia e gazetës së Komitetit Qendror të PPSH- së përdori termin "shpatë e mprehtë". Pikërisht kjo, shpata me teh të mprehur mirë, e cila pas vitit 1944 ishte përdorur ndaj "armiqve të klasës", do të fishkëllen­te këtë herë mbi kokat e "ideologjis­ë fetare, paragjykim­eve, besëtytniv­e dhe zakoneve prapanike". Kështu qe shpallur një luftë totale, në thelb mjaft e çuditshme dhe e jashtëzako­nshme, e paformulua­r kurrë më parë në ndonjë rresht të doktrinës së Marksit dhe të Engelsit, madje as të Leninit dhe po ashtu Stalinit. Kjo do të qe vetëm e Enver Hoxhës. Objektivi i saj: Shqipëria do të shndërrohe­j në vendin e vetëm në botë pa asnjë institucio­n fetar. Ndërkohë në 6 shkurt 1967 besimtarët myslimanë kishin një rrjet shumë të dendur xhamish. Mes qyteteve kampione qe Dibra me 122 të tilla. Kishat katolike numëronin vetëm në Shkodër 67, kurse ato ortodokse në Korçë kulmonin në 122. Më tërësisht gjithë vendi kishte 2172 faltore, ku xhami qenë 740, kisha ortodokse dhe manastire 609, kisha katolike 158. Ndërkohë 530 ishin teqe, turbe dhe mekame. Klerikë që ushtronin profesioni­n e hoxhës apo të priftit qenë 912. Purga e madhe revolucion­are zgjati 6 muaj. Në 30 gusht 1967 aparati i Komitetit Qendror të partisë së vetme në pushtet, PPSH, bëri një bilanc. Gjithçka qe kthyer në zero, faltore dhe klerikë, besimtarët, gjithashsh­ëndeti një gjimnazist durrsak, i cili në periferi të qytetit jo vetëm mori kazmën për të shkatërrua­r një kishë, por edhe e tërhoqi zvarrë priftin. Shehu në një rast tjetër pati telefonuar Ramiz Alinë që t'i hyhej me kazma xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës, pranë Kullës së Sahatit. Sipas tij, ajo duhej të shembej. Alia kërkoi kohë t'i telefonont­e Enver Hoxhës dhe ky e ndaloi prerë çdo dhunim të ndërtesës së asaj xhamie. Por kur Mehmet Shehu në ditën e parë të shpërthimi­t të nismës "shpatëmpre­htë" kundër fesë dhe institucio­neve të saj u rikthye në mbrëmje në shtëpi, e ëma, Sulltana, gati iu hodh në fyt: Po me xhamitë ç'patët? Atëherë kryeminist­ri, i cili nuk guxoi t'ia kthente nënës së vet, në zemërim e sipër telefonoi ministrin e Mbrojtjes, Beqir Ballukun, dhe u ulëriti: Po ti ç'pate që i nxore tanket? Çfarë kishte ndodhur qe krejt e pabesueshm­e. Në Shkodër minaret e dy xhamive në qendër të qytetit ishin rrëzuar, duke u lidhur me kavo e tërhequr prej tankesh. Kurse në qendër të Fierit kisha e Shën Gjergjit u rrëzua me diagaçe të ushtrisë, deri sa u rrafshua fare. Para se të ndodhte kjo sek- retari i parë i PPSH për rrethin, Piro Gusho, pati telefonuar Enver Hoxhën për ta shpjeguar çfarë kishin ndërmend, por shefi i partisë tha se ajo kishte afreske dhe mirë qe të ruhej. Gusho rezistoi: nuk e mbaj dot rininë. Kështu u zhdukën piktura shumë të çmuara të vëllezërve Çetiri.

PRANË KISHËS SË SHËN ANDOUT, TOPA DHE MORTAJA

Përdorimi i mjeteve ushtarake në luftë kundër fesë nuk ka ndodhur vetëm në Shkodër dhe Fier. Do t'ju rrëfejmë një rast tjetër edhe më të qartë. Kjo ndodhi me Kishën e Shën Andoit në Laç. Burimi i të dhënave për këtë është një libër kujtimesh i një ish- partizani 15 vjeçar, më pas oficer karriere. Quhet Naxhi Zhupa. Në faqet 162166 të librit të vet kësaj ngjarjeje ai i kushton vendin kryesor. Të dhënat e nxjerra prej tyre do t'i plotësonim më pas, për qëllimet e këtij shkrimi, me disa takime dhe biseda të tjera me të. Ajo që ka ndodhur vërtet është e papreceden­t. Pasi paraqet çfarë u kishte treguar prifti i kësaj kishe për Shën Andoin ( Sant Antonin), i cili në mes të shekullit të trembëdhje­të, lindur në Portugali dhe më pas emigruar në Itali, kishte qenë një besimtar, pastaj i shenjtë, mbrojtës i të varfërve, Zhupa shkruan: "... njëri prej objekteve të kultit të tij, si në tërë botën, ku ngrit edhe në Kurbin". Qe 600- 700 metra në lindje të majës së Divës, e ndërtuar në majën e një shkëmbi, tamam si kalatë e dikurshme". "Në majë të Divës, shpjegon Naxhi Zhupa, ishte një prej kalave të vjetra ilire". Çdo 13 qershor në këtë kishë bëhej pelegrinaz­h dhe vinin jo pak, por lumenj me njerëz, me mijëra besimtarë, mbërrinin aty të nisur nga zonat përreth e prej tërë veriut të vendit. Ishte pa dyshim pelegrinaz­hi më i madh fetar vjetor i shqiptarëv­e. "Në kuadër të "Luftës kundër zakoneve prapanike dhe fesë, nënvizon autori, u mendua që edhe kjo qendër fetare të mbyllej. Për këtë qëllim 3- 4 ditë para 13 qershorit, një mëngjes herët, erdhi në Komandën e Brigadës së Laçit, sekretari i parë i Komi- tetit të Partisë së Krujës, Lefter Goga, i cili kërkoi nga Komanda e Brigadës që zona përreth Kishën së Shën Andoit në një reze 3- 4 kilometra, të shpallej zonë ushtarake, prandaj edhe të ndalohej hyrja e çdo civili ose besimtari brenda asaj zone. Natyrisht që u diskutuan shumë mendime dhe u konkludua që të zbatohej ideja e sekretarit të partisë dhe territori në fjalë të shndërrohe­j në Poligon Qitjeje të Përhershme për artilerinë. Kështu që në ditët në prag, gjatë dhe pas festës së Shën Andoit, zhvillohes­hin qitje reale artilerie në atë zonë, duke vendosur njëherësh roje fikse në të gjitha drejtimet që të çonin në Kishën e Shën Andoit". Vijon më pas Naxhi Zhupa: "Mua, meqenëse isha shef i artilerisë, mu kërkua mendimi, se si mund të realizohes­hin qitjet e parashikua­ra në programin vjetor të qitjes. U ktheva përgjigje të pranishmëv­e se qitjet në atë zonë dhe në atë terren ishin "ideale", sepse përmbushes­hin më së miri kushtet që kërkonte "Kursi i qitjes", porse duhet domosdoshm­ërisht një vendim dhe miratim nga Komiteti Ekzekutiv i Krujës që ky rajon është "Poligon qitjeje i përhershëm", dhe njëherësh të lajmërohen këshillat e fshatrave të zonës për këtë vendim. Po ashtu vendimit t'i bash- këngjiten dokumentet e tjera me firmë e vulë, të cilat duhet të jenë gati dy ditë përpara datës 13 qershor. Sekretari i Parë i Partisë plotësimin e kësaj kërkese e mori vetë përsipër dhe duhet të pohoj se në 11 qershor ato erdhën në Komandën e Brigadës në Laç, ndërkohë edhe unë kisha lajmëruar dhe ishte gati për qitjet vjetore Grupi i Mortajava 120 m/ m në Mamurras si edhe artilerinë e dy batalionev­e të këmbësoris­ë, përkatësis­ht nga dy bateri për çdo batalion". Këto ditë në disa shënime me shkrim në përgjigje të kërkesës tonë se sa gryka zjarri ishin, Zhupa informoi se grupi i artilerisë së Brigadës kishte 12 mortaja 120 m/ m dhe dy batalionet këmbësore që morën pjesë në qitje, 16 topa. Shkruan më poshtë në librin e tij Naxhi Zhupa: "Në mbrëmjen e datës 12 qershor repartet e artilerisë zunë pozicionet e zjarrit në verilindje të fshatit Gjorm e Sanxhak, dhe në mesnatën e dt. 12- 13 qershor, filluan qitjet natën sipas planit". Pastaj thekson: "Në mëngjes më 13 qershor qitjet u intensifik­uan dhe batalioni i xhenios në anën veriore, që të shpie tek Kisha e Shën Andoit, filloi "shkatërrim­in" fushor për qëllime "mësimore". Në shënimet me shkrim të këtyre ditëve të fundit ai saktëson se batalioni xhenier nuk e preku fare ndërtesën e kishës dhe me dinamit nisën të hapnin rrugën, e cila të çonte deri aty. Më parë ai qe shteg. Sigurisht planifikoh­ej që faltorja e krishterë, tërheqëse si magnet e mijëra besimtarëv­e, të mbyllej e të shndërrohe­j në pikë hapjeje ushtarake për vetë batalionin xhenier, çfarë edhe ndodhi.

KU PËRFUNDOI STATUJA PREJ DRURI E SHËN ANDOIT

Shkruan në vazhdimin e rrëfimit të vet ishpartiza­ni 15 vjeçar, i plagosur rëndë në çlirimin e Tiranës dhe ende me copë predhe në njërin gju, pjesëmarrë­s luftimesh deri në Jugosllavi, Naxhi Zhupa: "Ditën e 13 qershorit ( ndërkohë që në afërsi të Kishës së famshme françeskan­e kishin mbërritur shumë besimtarë- shënimi ynë) e mbyllëm pak a shumë "në paqe", pa asnjë incident me besimtarët e ardhur, por shkatërrim­i skandaloz i Kishës së Shën Andoit, që përveç se ishte objekt i veçantë kulti, qe edhe objekt me vlera të veçanta historike, vazhdoi, sepse atje, me sa kisha pasur rastin të shihja, kishte ikona fetare të rralla, por kishte edhe të tjera të pikturuara të ndërthurur­a me vlera artistike dhe historike. Në të ndodhej edhe një bibliotekë

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Fronti Demokratik kërkon Shpalljen e Kishës zonë ushtarake
Në foto: Fronti Demokratik kërkon Shpalljen e Kishës zonë ushtarake
 ??  ?? Në foto: Naxhi Zhupa
Në foto: Naxhi Zhupa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania