Gazeta Shqiptare

"I kanë shitur që tani zyrat në kullat që do ndërtojnë te teatri"

Fjala e fortë e Romir Zallës: Kuksianët të vunë flakën, kujdes me artistët!

-

mblidhen këta njerëz. Kur u thanë që janë mbledhur se duan të shembin teatrin, gruaja bëri kryqin e iku. Jemi në kufijtë e absurdit. Njerëz që mblidhen e thonë ' mos na e shembni teatrin' - ju qofshi", tha Zalla. Kujtoi se si asnjëherë tjetër, atë ditë para 5 muajsh kur u mblodhën të gjithë aktorët, ai ndjeu emocione. "Sot unë nuk mbaj mend ç'kam thënë kur diskutonim për ligjin në një sallë ku ishim më shumë se 100 veta. Ndoshta jemi më pak se atëherë, por i kuptoj të gjithë. Jam me ata që nuk flasin e qëndrojnë në hije - i kuptoj edhe ata. E di se çfarë hallesh kanë", tha Zalla.

Ai theksoi se teatri po prishet përditë prej 20 e kusur vjetësh, që kur ndajnë në të vjetër e të rinj, të aftë e të paaftë, me rrogë e pa rrogë, të brendshëm e të jashtëm, në ata që ikin jashtë e bëjnë sukses, e në ata që vijnë nga jashtë që të bëjnë sukses këtu. "Prishja e kësaj godine është akti i fundit të kësaj prishjeje. Ata që janë në opozitë ishin arrogantë, e këta që janë tani në pushtet janë ende më shumë arrogantë. Por dua t'i them atij që tregohet arrogant se: t'i tregohesh arrogant me kuksianët e të vënë flakën, ti tregohesh arrogant me minatorët, por ata të vijnë në zyrë. Kujdes, ti po bëhesh arrogant me artistët, kujdes!".

Zalla kujtoi se atëherë kur i thamë asaj zonjës ç'po bëni me atë ligj, ajo zonja na tha "nuk dini çfarë kërkoni" - ajo zonja nuk flet më sot.

"Na tha ' ç'plasje keni', ndërkohë plasja po i vjen nga gozhda poshtë karriges që të rrëzon nga karrigia. Këtu pas nesh duan të vënë 7 shishe uiski shumë të shtrenjta. Dy nga 7 kullat që ndërtohen janë shitur që tani. Janë dhënë zyrat me qira. Pronarët e sarajeve thonë nuk lëshojmë. Na kanë piketuar ne artistëve nja 20 vetëve do na japin nga 100 mijë euro e nga një apartament. Nuk po flas se kur të m'i japin, do i dhuroj për teatrin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania