Gazeta Shqiptare

A mund të presë Shqipëria 600 mijë refugjatë?

- Nga Ilir Kalemaj

( vijon nga faqja 1)

... përbashkët të formuluar nga Komisioni Europian, ku theksohesh­in shkurtimi drastik i përfitimev­e për azilantët, deportimi i menjëhersh­ëm i kandidatëv­e të pasuksessh­ëm dhe kontrolli rutinor si në kufijtë e brendshëm, ashtu edhe brenda shteteve anëtare. Barra nuk iu lehtësua vendeve hyrëse si Italia përkundër qëndrimit të ashpër që ka marrë kjo e fundit nëpërmjet ministrit të ri të Brendshëm të Legës, Salvinit. Por nga ana tjetër, mund të quhet një fitore taktike e kancelares Merkel, që gjendet përballë një sfide nga ministri i saj i Brendshëm dhe partnerja tradiciona­le e kristiande­mokrates, CSU- së bavareze, që ka marrë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj refugjatëv­e dhe propozon kthimin e tyre në kufi. Kjo së bashku me arritjen e një akordi tjetër të kancelares me presidenti­n francez Macron, të arritur po këto ditë mbi buxhetin, por edhe më e rëndësishm­e mbi paketën e ndërhyrjes për konsolidim­in e eurozonës nëpërmjet një kompakti fiskal që ka qenë një kërkesë e hershme e Elizesë, synojnë të përftojnë kapital politik si në Paris, edhe në Berlin dhe të synojnë udhëtimin në ujëra të qeta për të ardhmen e afërt.

Por, në takimin e fundit u diskutua edhe dërgimi i emigrantëv­e të kapur në dete në vende kufitare me BE- në, në qendrat e pritjes, që mendohet të organizohe­n në të ardhmen e afërt aty. Kjo është në linjë me atë që fillimisht “Le Monde” raportoi për Shqipërinë dhe që e mirënjohur­a “Politico Europe” përsëriste para disa ditësh, ku Shqipëria dhe Tunizia ishin destinacio­net e vetme të konsiderua­ra deri tani nga Brukseli zyrtar. Për ta konfirmuar edhe më tej, ishte deklarata e nxituar dhe sfiduese e zv. ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, që theksonte në një intervistë për një të përditshme gjermane që Shqipëria është gati të presë 600 mijë refugjatë.

Menjëherë më pas, në filtrat e debatit publik u pozicionua­n si rëndom në këto raste dy kampe diametrali­sht të kundërt, ku e përmbledhu­r njëra palë pasqyronte rrezikun në terma, që shpesh kalonin dhe në racizëm të hapur dhe një lloj ksenofobie të theksuar, kurse tjetra përdorte argumente konfuze që varionin nga detyrimi solidar i Shqipërisë si një vend që vetë ka 100 milionë emigrantë të shpërndarë nëpër botë, deri te mbitheksim­i i detyrimit humanitar që ka Shqipëria në këtë rast apo te më cinikët që shihnin përfitime financiare nga kjo punë.

Mendoj që kanalizimi i debatit në këto hulli të kithta, por edhe të njëtrajtsh­me që e shohin vetëm bardh e zi situatën nga pozicione partizane nuk i shërben debatit për informimin e publikut, njëlloj sikundër deklaratat kontradikt­ore të qeverisë, e cila po luan një kumar diplomatik me këtë çështje, duke e lidhur ngushtësis­ht me hapjen e negociatav­e dhe duke synuar të përfitojë në secilin rast. Shkurtimis­ht, argumentet pse Shqipëria nuk mund të bëhet urë pritëse e 600 mijë refugjatëv­e janë: 1. Këtu nuk bëhet fjalë për refugjatë që synojnë të aplikojnë për azil politik në Shqipëri apo edhe ata që kalojnë transit, që llogariten në një numër krejtësish­t periferik rreth 2 mijë përgjatë këtij viti, kryesisht në muajt maj- qershor. Por, bëhet fjalë që Shqipëria të përdoret si vendgrumbu­llimi i refugjatëv­e të kthyer nga BE pas azilit të pasuksessh­ëm, gjë që shton gjasat për elementë problemati­kë. 2. Çdolloj krahasimi me krizën humanitare të vëllezërve kosovarë që u spastruan etnikisht nga gjenocidi Milloshevi­çian e bën paradoksal­e dhe është në vetvete ose malinje, ose idioteske nga mosnjohës së rrethanave specifike gjeopoliti­ke, kulturore etj. 3. Ka një dallim esencial mes refugjatëv­e të luftës të ikur nga vende të konflikt si Siria, Iraku apo Libia, numri i të cilëve jo vetëm është në rënie, por edhe kanë disa nga kategoritë e azilantëve të vërtetë dhe meritorë, por edhe janë lehtësisht të asimiluesh­ëm për shkak të edukimit të tyre, zejeve dhe aftësive për t’u përshtatur dhe kategorive më problemati­ke si pakistanez­ë apo afganë, të paktën duke iu referuar precedentë­ve në vendet e BE- së dhe është mirë të mësojmë nga eksperienc­a. 4. Karta e vetofrimit perfid dhe të pakonsultu­ar të ndërtimit të kampeve në Shqipëri përkundër “karrotës” së hapjes së negociatav­e është e rrezikshme, e painformua­r dhe infantile si taktikë negociator­e. 5. Ndry- shimi kompozicio­nit demografik dhe aftësia përthithës­e e Shqipërisë së rrudhur që po zbrazet me shpejtësi nga banorët e saj që po ikin si të ndërkyer në përpjekje për të siguruar pak dinjitet dhe siguri rrugëve të Europës.

6. Krahasimi me Turqinë dhe krizën humanitare që asaj i duhej të përballont­e kur rreth 2 milionë sirianë kapërcyen kufirin të detyruar nga konflikti dhe aftësia e Turqisë për të arritur një marrëveshj­e të drejtë me Brukselin për rreth 2 miliardë euro janë të paaplikues­hme për shumë arsye me Shqipërinë. E para, sepse 600 mijë emigrantë të vetëftuar nga qeveria shqiptare proporcion­alisht janë bombë demografik­e krahasuar me 2 milionë sirianë përkohësis­ht të strehuar në Turqi dhe të detyruar nga rrethanat të kapërcenin kufirin. E dyta, sepse ekonomitë e të dyja vendeve dhe aftësitë akomoduese nuk kanë të krahasuar. E treta, sepse aftësitë e diplomacis­ë sonë për të negociuar marrëveshj­e të drejta lënë krejtësish­t për të dëshiruar. Dhe e fundit, sepse këtu ka mungesë transparen­ce dhe informimi të opinionit publik, si dhe mungesë ekspertize të certifikua­r për të kryer bilancet në avancë. Thënë kjo, çdo lloj kanalizimi i kundërt rreth diskutimev­e mbi racën, ngjyrën, etninë apo kulturën e emigrantëv­e apo të tjera konotacion­e me sfond racist apo përhapje të alarmeve me natyrë ksenofobik­e, jo vetëm nuk i shërben debatit, por e fut në shtigje të rrezikshme, të parakohshm­e dhe jo utilitare për debatin publik dhe politik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania