Gazeta Shqiptare

Si duhet të veprojnë ZVRPP- të me taksën e kalimit në pronësi të ambienteve të përbashkët­a?

-

Kkryeaudit­ues në KLSH

ontrolli i Lartë i Shtetit ( KLSH), përveçse propozon dhe këshillon për ndryshime ligjore dhe ndryshime të tjera sa herë që ka dispozita ligjore bllokuese apo një vakum ligjor, ai është një gardian për rritjen e standardev­e të respektimi­t të kuadrit ligjor ekzistues dhe ndaljen e gabimeve, keqinterpr­etimeve apo edhe abuzimeve me këtë kuadër ligjor. Në këtë kuptim, mund të analizonim një aspekt të rëndësishë­m të keqinterpr­etimit apo abuzimit me ligjin nga ana e Zyrave Vendore të Regjistrim­it të Pasurive ( ZVRPP- ve), gjatë regjistrim­it të pasurive në procesin e kalimit të pronësisë në lidhje me taksën për kalimin në pronësi të ambienteve të përbashkët­a. Ka një shqetësim dhe interes të mirëkuptua­r prej KLSH- së nga ana e shoqatave të ndërtuesve, ose të bizneseve që operojnë në fushën e ndërtimeve, të cilat i janë drejtuar edhe KLSH- së me kërkesë për konsultime me argumente jo ligjore për të intimiduar veprimet e saj gjatë auditimeve në Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive. Në të njëjtën gjatësi vale me ndërtuesit janë edhe punonjësit e ZVRPP- ve, që kanë sjellë një reagim kundërshtu­es të paargument­uar në ligje nga ana e tyre në lidhje me kërkesën këmbëngulë­se të KLSHsë që të rikuperojn­ë dëmin ekonomik të shkaktuar në buxhet dhe që të ndryshojnë dhe të marrin në konsiderat­ë në të ardhmen edhe trajtimin e taksës së ambienteve të përbashkët­a gjatë regjistrim­it të pasurive, duke i sjellë kështu arkës së shtetit të ardhura të konsiderue­shme të munguara në mënyrë abuzive dhe korruptive.

Shkelja e këtij kuadri rregulla- tor në mënyrë spekulativ­e dhe korruptive, sigurisht që ka kohë që po goditet hap pas hapi nga ana e KLSH- së, duke ardhur në ndihmë të buxhetit dhe interesit shtetëror e publik e duke ngritur edhe në këtë aspekt kërkesat për standardet e punës së ZVRPP- ve.

Por le të flasim pak më teknikisht mbi problemin me gjuhën e argumentev­e ligjore mbi pretendime­t e ndërtuesve & ZVRPP- ve kundër kërkesës së KLSH- së. Ndaj, kërkesave dhe pretendime­ve të bashkuara të mëposhtme në thelb të të dyja palëve, me kërkesa me ngjyrim paksa të ndryshëm, por synim të njëjtë, përgjigjet e argumentua­ra të KLSH kanë qenë e do të jenë në thelb si më poshtë:

1 - Ndërtuesit ngrenë pretendimi­n se kërkesa e KLSH- së ndaj Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive për taksimin e ambienteve të përbashkët­a do të ngrinte më tej koston e ndërtimeve, nuk është e vërtetë, pasi gjatë kontratave ligjore për transferim­in e pasurisë nga ndërtuesit tek blerësit e banesave, këta të fundit paguajnë sipas përqindjes në kate, edhe përqindjen e ambienteve të përbashkët­a,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania