Gazeta Shqiptare

Dështimi shqiptar solli moshapjen e negociatav­e

- Nga Vincent Triest

( vijon nga faqja 1)

... diskutimet se kush është fajtori i gjithë kësaj historie. Me muaj të tërë në Shqipëri nga politikanë­t shqiptarë u pretendua që vendi është më pranë se kurrë integrimit. Pavarësish­t që kjo tashmë u tregua e pavërtetë, koha është tani për të identifiku­ar shkaqet që sollën në ketë rezultat. Por ndryshe nga çfarë pretendohe­t nga po ata politikanë që sollën dështimin, këto shkaqe mund t’i faturohen vetëm Shqipërisë.

Holanda, ose njohur ndryshe si Mbretëria e Vendeve të Ulëta do ishte 75% nën ujë, nëse nuk marrin masat kolektive me luftën kundër detit. Për ketë arsye, holandezët historikis­ht janë mësuar të veprojnë në kolektiv. Ky shtet është i famshëm për të gjetur gjithmonë rrugën e mesit, ku është e mundur, për të arritur bashkë në një rezultat me të mirë. Kjo strategji, që njihet ndryshe si “poldermode­l”, mund të shpjegohet si bashkëpuni­m, pavarësish­t dallimeve me njëri- tjetrin.

Ka shumë dallime midis Holandës dhe Shqipërisë, por që ky bashkëpuni­m që karakteriz­on Holandën të funksionoj­ë, kërkohet që aktorët e përfshirë të tregojnë gjithmonë të vërtetën. Ndryshe nga përshtypja që ne mund të krijojmë duke ndjekur mediat shqiptare, Shqipëria nuk është aty ku është.

Politikanë­t në Shqipëri po sillen sikur janë arritur rezultate shumë konkrete, pavarësish­t që kjo nuk është e vërtetë. Nëse flet me holandezët, qoftë deputetët dhe qoftë zyr- tarët e organizata­ve ligjzbatue­se bëhet e qartë që ata mendojnë që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë. Një nga deputetët holandez përmendi për shembull vetingun, ku deri tani nuk janë gjykuar më shumë se sa 10 figura nga 800 që parashikoh­en. Por duke ndjekur politikanë­t dhe zyrtarët e lartë shqiptarë, ata krijojnë përshtypje që vetingu ka nisur mirë dhe ka dhënë rezultate shumë të mira. Ajo çfarë harrohet është që “peshqit e mëdhenj” s’janë kapur ende dhe që procesi po shkon shumë më avash se sa mendohet.

Po edhe sipas raporteve të shumëkomen­tuara nga policia holandeze për krimin e organi- zuar shqiptar në Holandë, shqiptarët janë të paktë në numër, por mbajnë një pozicion të rëndësishë­m në shpërndarj­en dhe tregtimin e drogave të forta, migracioni i paligjshëm dhe pastrimi i parave. Pavarësish­t që Holanda ka tentuar të bashkëpuno­jë më shumë me autoritete­t shqiptare, diçka që është përkthyer edhe në disa vizita në Hagë, rezultate konkrete nuk janë arritur ende. Në vitet të fundit nuk është goditur ndonjë grup domethënës që merret me vepra të paligjshme në Holandë me informacio­n shqiptar. Oficerët e policisë holandeze ende ankohen për mungesë këmbimi të informacio­nit.

Që nga maji i këtij viti ishte e qartë që qeveria holandeze kishte probleme me rezultatet në luftën e Shqipërisë me krimin e organizuar dhe korrupsion­in. Shteti shqiptar kishte dy muaj kohë për të bërë të qartë që realiteti ishte ndryshe. Kjo nuk ndodhi dhe detyrat të Holandës u harruan. Tashmë jemi vonë për të ndryshuar diçka. Ajo çfarë na mbetet është të punohet më fort në të ardhmen, të arrihen rezultate konkrete që mund t’i tregojmë qeverisë, parlamenti­t dhe opinionit publik të Holandës në mënyrë që të forcohet pozicionin e Shqipërisë vitin tjetër për të hapur negociatat. Në qoftë se jo, këto “gabime” do i faturohen përsëri vetëm shtetit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania