Gazeta Shqiptare

Ministri Daçiç provokon helvetët: Luajmë me Zvicrën, apo me Prishtinën?

Mediat zvicerane akuzojnë serbët për politizim të ndeshjes, për shkak të katër shqiptarëv­e "Kurir": Behrami kërkon të hakmerret

-

Serbi- Zvicër është kry endeshja e ditës së premte dhe kjo jo vetëm për shkaqe sportive. Në Kombëtaren helvete, Vladimir Petkoviç ka grumbullua­r edhe katër lojtarë shqiptarë, të katërt titullarë në ndeshjen e fundit kundër Brazilit dhe siç dihet tashmë, kjo gjë sjell irritim në Beograd, me mediat serbe që nuk humbasin rastin të thumbojnë apo të krijojnë debat nga hiçi. Kështu ka bërë edhe e përditshmj­a "Kurir", që ende nën hijen e 14 tetorit të vitit 2014, vijon të sajojë artikuj që nuk i shërbejnë askujt, përveçse shtojnë dozën e ksenofobis­ë dhe urrejtjes. Në shënjestër është Valon Behrami, lindur në Mitrovicë, familja e të cilit vuajti represioni­n serb dhe u detyrua të emigrojë. "Prindërit e tij vuajtën prej serbëve, ndaj ai ka një motiv të veçantë për të mundur Serbinë. Zyrtarët e përfaqësue­ses serbe gjithnjë kanë deklaruar se nuk janë të interesuar në politikë, por duket se ndeshja do të përqendroh­et aty, pasi edhe mediat zvicerane janë angazhuar në këtë luftë duke cituar tifozët shqiptarë që duan humbjen e Serbisë", shkruan "Kurir", që më pas citon deklarata të ndryshme tifozësh, të cilët shprehen se kur luan Zvicra, kanë të njëjtën ndjesi sikur shohin Kosovën. Më zyrtare gazeta "Blic", e cila në kryelajmin e saj sportiv ka mesazhin e presidenti­t Aleksandër Vuçiç, që u bën thirrje lojtarëve të përfaqësue­ses serbe që të lënë shpirtin në fushë, pasi një komb i tërë i ndjek, ndërsa u ka kërkuar tifozëve që të jenë të shumtë në stadiumin "Samara Arena". Ndërkohë, nga ana e shtypit helvet vijnë akuza dhe në shënjestër është ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, që i pyetur përpara ndeshjes për takimin SerbiZvicë­r, është përgjigjur me pyetje, duke mos ndarë politikën nga sporti: "Mos vallë po luajmë kundër ekipit Kombëtar të Prishtinës?", ka thënë Daçiç, që i ka revoltuar jo pak zviceranët. Por Daciç nuk e ka lënë me kaq. "Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera. Por, natyrisht, kjo nuk është e mundur me ndeshjen e së premtes. Sepse ne nuk e dimë nëse luajmë kundër ekipit Kombëtar të Zvicrës, atij Shqipërisë ose të Prishtinës", raporton gazeta "Blic". Ndryshe nga ministri Daçiç, që ka ende në mendje ngjarjet e 14 tetorit të vitit 2014, kur vëllai i Granit Xhakës, Taulanti, rrëmbeu nga duart e Stefan Mitroviç flamurin e Shqipërisë Etnike çka solli shpërthimi­n e vullkanit të urrejtjes, racizmit dhe ksenofobis­ë së serbëve të pranishëm në stadiumin "Humska", futbollist­ët nuk duan të përzihen në këtë temë. "Unë jam i sigurt se nuk do të ndodhë prapë. Atëherë ishim naivë, nuk duam të provokohem­i. Ne nuk duam të hyjnë në asnjë mënyrë në këtë debat dhe duam vetëm të përqendroh­emi te futbolli", deklaroi një nga veteranët e Serbisë, Dushko Tosiç. Të premten në orën 20: 00 do të luhet Serbi- Zvicër, ndeshje e vlefshme për grupin E të Kupës së Botës, por fatkeqësis­ht klima është e tendosur dhe në fushën e lojës, veç 22 lojtarëve dhe topit të rrumbullak­ët, do të zbresin edhe tensionet njërës prej historive më të zeza të Ballkanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania