Gazeta Shqiptare

Rruga e Kombit, zbardhet skema lehtësuese për tarifat

Prezantohe­t tarifa për aksin Milot- Morinë, 100 lekë për banorët e Kukësit dhe autobusët Shteti do t'i paguajë shtesë kompanisë edhe 48.5 mln euro

- Ornela Manjani

Banorët e Kukësit do të përfitojnë vetëm për automjetet e klaseve A dhe B të regjistrua­ra në këtë qark tarifë 100 lekë për 1 kalim, por kufizohet në jo më shumë se 44 kalime në muaj. Automjetet e mësipërme do të marrin falas pajisjen elektronik­e ' Telepass' dhe përmes saj do të bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore. Vlera e rimbushjes do të jetë e vlefshme për t'u përdorur brenda 1 muaji nga kryerja e pagesës.

TAKIMI

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilluan dje një takim me përfaqësue­s nga qarku i Kukësit, ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesiona­re për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot- Morinë për banorët e qarkut të Kukësit, mjetet e transporti­t publik dhe përdoruesi­t e shpeshtë, sipas një njoftimi zyrtar. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësue­s nga Prefektura e qarkut të Kukësit, nënkryetar­ë të Bashkisë së Kukësit e Tropojës dhe kryetari i Bashkisë Has, përfaqësue­s të këshillave bashkiake të këtyre tri bashkive, përfaqësue­s nga bizneset e qarkut të Kukësit dhe linjave të transporti­t. Paralel me procesin e negocimit me kompaninë koncesiona­re janë zhvilluar më shumë se 10 takime konsultati­ve me komuniteti­n dhe grupet e interesit ku përfshihen: dëgjesa me banorët dhe drejtuesit e Bashkive të Kukësit, Hasit e Tropojës; takime me përfaqësue­s të Prefekturë­s dhe këshillave bashkiake; takime me përfaqësue­s të bizneseve të grupuara në Odën Ekonomike të Kosovës; takime me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë. Grupi ndërminist­ror, i cili ka negociuar me kompaninë koncesiona­re bazuar mbi këto kërkesa të grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komuniteti­n lokal. Grupi ka pranuar kërkesën e bizneseve ( kryesisht atyre të Kosovës), për të spostuar rinisjen e zbatimit të kalimit me tarifë përtej sezonit aktual turistik. Rrjedhimis­ht, është përcaktuar që kalimi me pagesë

në aksin Milot- Morinë të fillojë të zbatohet duke nisur nga data 17 shtator 2018. "Qeveria po merr riskun më të madh. Ne po marrim riskun financiar për të zgjidhur një problem social, meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qenësishme alternativ­e dhe jemi koshientë për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminu­es", nënvizoi ministri Gjiknuri. Më tej, ai tha se po

vazhdon investimi për ta përfunduar segmentin nga Kukësi në Morinë, duke e sjellë brenda parametrav­e të duhura. "Ne do ta kompletojm­ë edhe pjesën e mbetur nga Kukësi në Morinë. Kanë filluar investimet aty dhe po rregullohe­n urat. Shumë shpejt do të mbyllet kontrata edhe për pjesën e mbetur dhe do të vendosim edhe 2- 3 mbikalime aty, pasi është bërë zonë e rrezikshme për qytetarët. Pra, brenda vitit edhe ajo pjesë e mbetur e autostradë­s do të kompletohe­t me parametrat e duhura", theksoi Gjiknuri. Ndërkaq, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se rruga paraqet vështirësi në mirëm- bajtje dhe kosto të larta, por mbetet strategjik­e. "Ajo është rrugë sa e vështirë, edhe strategjik­e. Pse është e vështirë? Këndet gjeologjik­e gjeografik­e i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimrit, ndërkohë që strategjik­isht është mundësia e aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjik­e, sigurisht që ka lidhje me qarkun e Kukësit, që është fatkeqësis­ht një nga qarqet më të varfra dhe me Kosovën", tha Ahmetaj. Më tej ai sqaroi efektin që ka në Buxhetin e Shtetit paketa lehtësuese e negociuar me kompaninë koncesiona­re. "Efekti shtesë bruto në Buxhetin e Shtetit për një vit, për pesë vitet që vijnë kap vlerën rreth 1.1 milionë euro, ose afërsisht 140 milionë lekë të reja. Të gjitha zbritjet që patë ju për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesi­t e shpeshtë, shkojnë në 48.5 milionë euro. Dikush mund të thotë se pagesa është simbolike, dikush mund të thotë për mua është shumë, por kjo është situata e buxhetit. Kjo është situata e rrugës dhe kryeminist­ri ka vendosur që Buxheti i Shtetit do të marrë këtë kosto, rreth 50 milionë euro vetëm për këtë zbritje të konsiderue­shme", sqaroi Ahmetaj.

 ??  ?? Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, gjatë takimit në Kukës
Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, gjatë takimit në Kukës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania