Gazeta Shqiptare

Xhaka e Shaqiri thyejnë Serbinë! Shqiptarët nderojnë Zvicrën

Zvicra ka shanse të mëdha për kalimin e grupit. Kundër Kosta Rikës do t'i mjaftojë barazimi Mitroviç shënon i pari, përmbysin shqiponjat

-

Zvicra nis të kontrolloj­ë fushën, por rreziku qëndron në këmbët e Mitroviç, që në rove- shatë gjuan jashtë. Në minutën e 31- të Zvicra do të krijojë një rast të artë goli, por Seferoviç nuk do të devijojë siç duhet, duke i dhënë mundësi Stojkoviçi­t të shmangë një gol të sigurt. Serbia do t'i mbyllë 45 minutat e para në sulm, por pa prodhuar tjetër gol, ndërsa në pjesën e dytë janë helvetët ata që e nisin ndeshjen më mirë dhe konkretizo­jnë më shpejt. Minuta e 52- të dhe Granit Xhaka siluron Stojkoviçi­n atje ku gardiani i Partizanit të Beogradit nuk mund të arrijë dot. E majta e Xhakës është e hidhur, potente dhe sjell barazimin e dëshiruar për helvetët, ndërsa shqiptari shpërthen në festë, duke bërë dhe gjestin e famshëm të shqiponjës. Zvicra provon të shfrytëzoj­ë momentin e mirë të saj, ndërsa Shaqiri bën një gjuajtje fantastike me të majtën, që e shtang Stojkoviçi­n, por godet vetëm shtyllën e jashtme. Kundërpërg­jigjet Serbia me harkimin e hidhur të Kolarovit, por Mitroviç nuk arrin për pak centimetra. Fundi i ndeshjes është dramatik. Serbia kërkon e pashpresë të barazojnë, ndërsa Zvicra krijon mundësi radhazi shënimi derisa konkretizo­n një kundërsulm perfekt me Xherdan Shaqirin. Gjilanasi i shpëton pozicionit jashtëloje dhe vrapon si i çmendur drejt zonës serbe. Gjuan me të majtën dhe mposht Stojkoviçi­n duke i dhuruar Zvicrës një fitore të madhe, një fitore që e afron me kualifikim­in, një fitore e ardhur nga shqiponjat, të cilët arritën t'i sigurojnë helvetëve shanse të mëdha për kalimin e grupit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania